TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe ka njoftuar se që sot, kur mazhoranca qeverisëse do të paraqesë në Kuvend, Programin e saj, opozitës i është dhënë kohë deri të shtunën në mëngjes për të drejtuar pyetjet mbi të.

“Maxhoranca e re vendosi sot një standard të ri, të paqenë në 8 vitet e shkuara," - ka "zbuluar" Braçe në një shënim të tijin në Fb, duke bërë të ditur se “sot pasdite, Kryeministri do paraqesë në Kuvend, Programin 4-vjeçar të Qeverisë dhe nga mbrëmja e sotme deri te premten në mbremje, çdo deputet mund të depozitojë pyetje me shkrim rreth Programit të Qeverisë.

Të shtunën në mëngjes, Kryeministri dhe ministrat do t’i pergjigjen pyetjeve të deputeteve e të shtunën, që prej mesditës, do te jetë i hapur debati rreth Programit të Qeverisë. Të dielën në mbrëmje do të votohet Qeveria e re dhe programi i saj,”- nënvizon ai.

Asnjëherë në 8 vite nuk ka ndodhur kështu! Dëgjova këtë “nënberishën” të flasë për rikthim në një standard të vjetër të sjelljes së maxhorancës,”- shkruan ai duke iu referuar kryedemokratit Basha. – “Po për cilin standart flet ai, atë ku Sali Berisha nuk paraqitej as në seancat e pyetjeve e interpelancave?!

Kthehu në punë, Lulzim," - përfundon Braçe. – “Të paguajnë qytetarët e Tiranës me lekët e gjakut të tyre që të bësh kryebashkiakun se tjetër gjë nuk di të bësh!” 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)