Brace: 10 milion lekë
për të mbyllur gojën

Brace: 10 milion lekë<br />për të mbyllur gojën
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, mbi gjobitjen e Erion Braces me 1 milion lekë të reja, për padinë e Albana Vokshit për shpifje, deputeti i PS është shprehur i indinjuar në rrjetin social Facebook për këtë vendim të gjykatës, sipas të cilit refuzoi cdo provë. Brace refuzon vendimin e Gjykatës dhe premton se do ta cojë përpara betejën e tij.

“10 milion lekë për të mbyllur gojën. Taksën e lirisë e vendosi sot gjykatësja Fatime Decolli. Pa asnjë fakt, duke refuzuar cdo provë. Me vetëm dy fjali. Njëra, pranohet padia e Albana Vokshit. Tjetra, masa e dëmshpërblimit 1 milion lekë të reja. Vendim të arsyetuar edhe tani pas 5 orësh nuk ka.

E refuzoj, nuk e pranoj dhe do ta kundërshtoj këtë vendim menjëherë. Por, sot vetëm nisi, nuk u mbyll. Cështja nuk është personale por mbështetet fort në një interes publik, fushat e naftës në jug.

Ato nuk mund ti privatizoi as Sali Berisha, as Albana Vokshi dhe as cilido grek klient i tyre. Kjo është beteja ime. Do ta bëj derisa ato fusha ti kthehen popullit.

Ndërsa për gjykatësen transparenca nis tani. Beteja me të është betejë kundër padrejtësisë si sistem. Unë jam i panumërti shqiptar që e pësoj prej saj. Edhe kjo është beteja ime. Unë kam provat” shprehet Brace në Facebook. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'