Braçe: 22 kantiere pune në bashkitë e Qarkut Fier në një vit

Braçe: 22 kantiere pune në bashkitë e Qarkut Fier në një vit

Zëvendëskryeministri Erion Braçe shpreh falënderime dhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë hapur dhe punuar në 22 kantiere në bashkitë e Qarkut Fier. Braçe shprehet se, “në një vit, hapëm mbi 22 kantiere për vepra të mëdha dhe dhjetëra të tjera për vepra me të vogla lokale në bashkinë Divjakë-Grabian, Cermë, Remas, Gradishte, bashkinë Lushnje-Kolonjë, Bubullime, Krutje, Allkaj”.

Ai shton se një pjesë kanë përfunduar e kantieret janë mbyllur, një pjesë janë ende në punë.

“Qindra burra e djem nga zona kanë punuar në to. Merita më e madhe për secilën vepër u takon atyre. Ata e kanë bërë duke punuar çdo ditë, në kushte edhe të vështira. Unë u jam shumë mirënjohës për punën e kryer, shumë. Ndaj, shumë faleminderit çdo punëtori, duke nisur nga heronjtë e heshtur e punëshumë të bashkisë Divjakë-grupet e Dilaverit, deri tek punëtori i fundit në secilën vepër të përfunduar e në punë e sipër. Janë veprat e tyre, jo të miat! Njerëzit duhet ta dinë këtë!”, shprehet Braçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini