Deputeti socialist, Erion Braçe, nuk e kursen qeverinë kur ka hapësirë për kritikë. Prej tre vitesh ai ka bërë edhe opozitën edhe pozitën brenda shumicës parlamentare. I tillë është edhe qëndrimi i ditës së sotme ku ai ka zgjedhur të injorojë qeverinë nga mbledhja e komisionit parlamentar të Ekonomisë.
 
Deputeti socialist që drejton Komisionin e Ekonomisë denoncoi përmes rrjeteve sociale mungesën e korrektesës nga ana e përfaqësuesve të kabinetit qeveritar.
 
Ai postoi në Instagram një foto me të gjithë anëtarët e Komisionit të mbledhur dhe gati për të nisur punën…por që vonohet nga mungesa e përfaqësuesve të kabinetit.

brace
 
“I gjithë Komisioni i Ekonomisë ka 20 minuta që pret Qeverinë! Janë aq zv.ministra sa nuk e dinë se me çfarë merren, por në Kuvend nuk vijnë, në orar jo e jo!”, shkruan Braçe në foton e publikuar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com