Brace, Balla, Veliaj: Kush po vret
në Tiranë zoti ministër?

Brace, Balla, Veliaj: Kush po vret<br />në Tiranë zoti ministër?
Pas 2 vrasjeve që ndodhën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ka ardhur një reagim tepër i ashpër kundra forcave të rendit dhe bashkisë së kryeqytetit nga ana e deputetit të PS, Erion Brace. Brace akuzon në rrejtin social Facebook për paaftësi drejtuesit e policisë së Tiranës dhe për premtime boshe kreun e bashkisë, Lulzim Basha. Reagime kanë ardhur edhe nga socialistët e tjerë, Balla dhe Veliaj.

ERION BRACE: KUSH PO VRET?
“Kur vriten dy, posacërisht gra dhe, plagoset dhe një i tretë, mu në mes të lagjeve me të banuara të kryeqytetit, cdo të thotë?

Ngjarjet dje në mbrëmje u paraprinë nga vjedhje bankash një ditë më parë!

Por ngjarjet janë paraprirë nga nje zinxhir i gjate vrasjesh mafioze pa autore jave e muaj me pare!

Kush po vret në Tiranë zoti ministër?

Po ti kryetari i bashkisë së Tiranës që ju premtove tiranasve forcim të rendit publik, ku e ke fshehur kokën tende bosh e të lyer me xhel a brilantinë? Të gjithë drejtuesit e policisë së Tiranës janë ende ata që emërove ti si ministër i brendshëm dhe u përfshinë gjerësisht në fushatë elektorale për ty?

Po këtë gangsterin, policin që rreh gra dhe ruan cmimet e gjelave ku e ke?” shkruan Brace në Facebook.

TAULANT BALLA: KERKOHET POLICIA
“Kërkohet Policia e Shtetit. Tre krime të rëndë në mbrëmjen e djeshme vetëm në Tiranë. Bilanc lufte. Dy gra humbën jetën nga plumbat ndërkohë që policia bën thjesht kroniken e ngjarjeve. Një nënë u qellua në derë të shtëpisë teksa kthehej nga puna. Një vajze e re u qëllua nga plumbat qorr që binin si shiu i djeshëm në një ndër rrugët më të populluara të Tiranës. Shumë plumba, por policia nuk dihet ku është. Kriminelet nuk gjenden, por bashkë me ta ka humbur dhe policia e shtetit” shkruan Balla në Facebook.

ERION VELIAJ: DIKUSH TE PERGJIGJET
"Vrasjet në vend po bëhen rutinë, 3 dje , krimi më i organizuar se shteti, dikush duhet të përgjigjet, njerëzit të pasigurt e terrorizuar!" shprehet Veliaj.

ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës izraelite në Mynih

Gjermani/ Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës izraelite në Mynih