Brace: Bankers rriti shpenzimet
për te shmangur tatim fitimin

TIRANË -- Një njoftim i kompanisë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” ka ngjallur reagimin e deputetit socialist Erjon Braçe në faqen e tij të rrjetit social “Facebook”.

Ai shkruan se “Bankers Petroleum” ka njoftuar për bisedime më Qeverinë për kompensimin e efekteve financiare të paketës fiskale. Arsyeja e kësaj kërkese është fakti që tashmë konçensionarët e naftës duhet të paguajnë akcizën për naftën e importuar për nevojat e veta.

Punimet e Kuvendit në muajin dhjetor rezultuan në ndryshimin e legjislacionit, ku konçensionarëve të naftës do t’u duhet tashmë të paguajnë akcizë për naftën e importuar, edhe pse kjo mund të bëhet për nevoja të kompanisë Për vitin 2014 “Bankers Petroleum” e ka vlerësuar shpenzimin nga kjo taksë 35 mln dollarë.

Këtë gjë deputeti Braçe e ka vlerësuar si kompensim financiar, që kjo kompani i kërkon shtetit. Pikërisht kjo shifër ka bërë që deputeti socialist të japë disa argumenta, sipas të cilave deklarimet e konçensionarëve të naftës janë të shtrëmbëruara, duke i mëshuar në veçanti kompanisë “Bankers Petroleum, pa përmendur këtu “përplasjet”, që kjo kompani ka pasur me komunitetin e zonës ku ushtron veprimtarinë e saj. Deputeti Braçe ka marrë të dhënat e shpenzimeve të kësaj “Bankers Petroleum” për 9-mujorin, të cilat i ka quajtur skandaloze. Të dhënat që paraqiten janë: 65. 4 mln dollarë shpenzime operative; 50. 9 milion dollarë shpenzime transporti; 14. 9 mln dollarë shpenzime administrative; 73. 2 mln dollarë amortizimi; 8 mln dollare shpenzime te tjera.

Pra shpenzimet e “Bankers Petroleum” arrijnë në 212.5 mln dollarë. Ndërkaq deputeti Braçe shkruan se të ardhurat e kësaj kompanie janë 411 mln dollarë. Më pas ai shtjellon se çmimi i rentës minerare prej 69.6 mln dollarë (deputeti Braçe nuk harron të theksojë se kjo është një “marrëveshje me qeverinë Berisha”) hiqet nga të ardhurat për të llogaritur tatimet mbi këtë të shumë, duke e çuar shumën në 337.8 mln dollarë. Pasi hiqen edhe taksat, shuma zbret në 116.4 mln dollarë. Ndërkohë, deputeti Braçe vë në pah faktin se se shumës prej 116.4 mln dollarë i hiqet edhe një herë renta minerare.

Kështu të ardhurat neto për 9-mujorin, sipas socialistit Braçe, arrijnë 46.7 mln dollarë. Për sa i përket këtij fakti të çuditshëm, që lidhet me të ardhurat e Bankers Petroleum, ai shkruan: “Nuk jam i qartë nëse këtë, kompania e pershkruar dhe e deklaron si fitim apo jo! Nëse po, duhet të paguajë 50% të kësaj shumë si tatim-fitim. Por një gjë e di fare mirë. Tani këto të dhëna duhet të verifikohen deri më një, faturë më faturë, blerje, shitje, produkti apo mallrash të nevojshëm, zë më zë të borderosë shumëmilionëshe etj për çdo vit të 10 viteve të konçensionit!”
 

KOMENTI I PLOTË I BRAÇES:

Po shoh se kompania me e madhe koncesionare ne vend, Bankers Petroleum, ka njoftuar per: bisedime me qeverine per kompesimin e efekteve financiare te paketes fiskale!!!

Ne fund dhjetori, koncesionareve te naftes ju hoq me ligj ne Kuvend, favori per perjashtimin nga akciza te naftes se importuar per nevoja te vetat. Vlera e perafert e pritur kete vit: 35 milion dollare! Pooor, Bankers mesa duket kerkon kompesimin financiar te kesaj mase.

Dua te them nja dy fjale; Kam te pakten 6 vjet qe e monitoroj per se largu kete kompani.

Po le menjane efektet skandaloze e te papranueshme ne komunitet, ne ambient dhe, nisur nga dyshime mbi teknologjine e perdorur, ne strukturen e puseve dhe gjithe zones naftembajtese.

Po merrem vetem me shifrat e deklaruara; E para, po e perseris per te disaten here, kompania dhe kompanite nuk kane paguar prej vitesh tatim fitimi;

E dyta, po e perseris per te disaten here, kompania dhe kompanite kane deklaruar shpenzime teresisht te paargumentuara dhe te fryra qellimisht.

Po ndal tek shpenzimet e 9 mujorit te vitit 2013: 212. 5 milion dollare vetem ne 9 muaj; te ndara ne:
65. 4 milion dollare shpenzime operative!!!!!!!!!
50. 9 milion dollare shpenzime transporti!!!!!!!!!
14. 9 milion dollare shpenzime administrative!!!!!!!!!
73. 2 milion dollare amortizimi!!!!!!!!!
8 milion dollare shpenzime te tjera.

Shihini shifrat! Jane te llahtarshme! Nuk i besoj dot! Qeveria duhet t’i kontrolloje dhe certifikoje fature me fature dhe qindarke me qindarke! Boll me!

Kuptoni! Nga 411 milion dollare te ardhura, shpenzimet arrijne ne 212. 5 milion dollare.

Jo vetem kaq, por per shkak te "marreveshjes me qeverine Berisha" per kompesimin e efektit te rentes minerare, ne tabelen e treguesve fiskale, vlera e rentes zbritet nga te ardhurat per efekt te llogaritjes ne fund te te ardhurave pas taksave;

69. 6 milion dollare eshte renta; 337. 8 milion dollare deklarohen te ardhurat. Pas zbritjes se shpenzimeve dhe rentes, te ardhurat pas taksave mbeten: 116. 4 milion dollare.

Ne tabele shihet se ketu zbresin edhe nje here renten, ndaj ne fund, te ardhurat neto per periudhen 9 mujore deklarohen vetem: 46.7 milion dollare!

Nuk jam i qarte nese kete kompania e pershkruar dhe e deklaron si fitim apo jo!! Nese po, duhet te paguaj 50% te kesaj shume si tatim fitimi.

Por nje gje e di fare mire: tani, keto te dhena duhet te verifikohen deri me nje, fature me fature, blerje, shitje, produkti apo mallrash te nevojshem, ze me ze te borderose shumemilioneshe etj etj. Per cdo vit te 10 viteve te koncesionit! Tani! Te jemi te qarte nje here te vetme nese po rendojme ne financat e kompanise apo kompania na ka mashtruar vit per vit! Sesioni i ri Kuvendor ne Kuvend-Komisionin e Ekonomise do nise ekzaktesisht me kete!!

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj