Braçe: Berisha dhunon fjalën e
lirë, Rama solli standard të ri

Braçe: Berisha dhunon fjalën e<br />lirë, Rama solli standard të ri
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me largimin e opozitës nga salla e Kuvendit pasditen e djeshme. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Braçe i është referuar postimeve të bëra mbremjen e djeshme nga deputetet e djathtë, pasi u larguar nga seanca parlamentare gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama.
 
Deputeti Socialist thotë se “Berisha nuk mund të apo të ndalojë të menduarit apo folurit ndryshe nga ai në Kuvend”.
 
“Sali Berisha duhet ta harrojë se mund të diktojë, ndryshojë, deformojë, ndalojë të menduarit dhe të folurit e të ndryshmeve nga ai në Kuvend!! Po shoh në gazetat e ditës një lumë postimesh të bëra dje në mbrëmje nga Berisha, Bregu, Selami e deputetë të tjerë të PD. Natyrisht, po rilexoj edhe një herë deklarimet e mbrëmshme të Berishës, Topallit e të tjerëve si ta, bërë pas ikjes nga seanca e Kuvendit.
 
Berisha dhe të tijët flasin për:
Retorikë banale, provokime, ironi, mallkime, urrejtje, shpallje lufte.... gjithnjë në referencë të fjalimit të Kryeministrit!!”, shkruan Braçe.
 
Duke u ndalur tek fjala e kryeministrit Edi Rama, deputeti i PS-së thotë se programi i ri synon vendosjen e një standardi të ri në sallën e Kuvendit.
 
“Ka dy gjëra në gjithë këtë histori: E para, ka të bëjë me standardin në bazë të të cilit fjala e Kryeministrit gjykohet. Nëse standard është çfarë ka bërë Berisha e Topalli në Kuvend në 8 vjet atëherë fjala e Kryeministrit dje është thellesisht e ndryshme nga retorika e zakonshme e dy kundërshtarëve të tij dje. Më lejoni t’u kujtoj retorikën e Sali Berishes ndaj burrave e grave të opozites me: Motra, gra, nëna, baballarë, kushërinj, bushtra, fytyrë më të zezë se kepuca, sharje e fyerje pa fund, sulme personale deri të dhunshme!!! Kronikat janë aty! Mund t’i rishihni një më një. Kryeministri dje nuk artikouloi në asnjë fjali të tilla shprehje dhe retorika e tij ishte tejet korrekte. Më lejoni t’u kujtoj retorikën e Jozefina Topallit ndaj burrave e grave të opozitës me:
Kape për zhelesh e qite përjashta, ju do shkoni për lesh, historia i leshit, ka rrah nënën e gratë dhe i qiste perjashta.
 
Kronikat janë përsëri aty! Mund që edhe këto t’i rishihni një më një.
Kryeministri dje nuk artikuloi në asnjë fjali shpehje të tilla dhe retorika e tij ishte përsëri tejet korrekte.
 
Kryeministri thjesht tha:
Koha e kësaj sjellje në Kuvend dhe nga Kryeministri ka marrë fund e nuk do të përsëritet!! Nuk kam e as do të gjej armiq në këtë sallë-tha qetë Kryeministri.
 
Ky ishte standardi që vendosi dje Rama.”, vijon deputeti i PS.
 
 
Më tej, Braçe rikthehet sërisht tek largimi i deputetëve të djathtë nga salla e Kuvendit, duke u shprehur se “të vetmit që ndërmorën sulm personal në sallë ishin Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, madje me një fjalor banal”.
 
“Në anë tjetër, Rregullorja e Kuvendit ka vetëm një pikë ndaluese për secilin deputet në Kuvend:
Sulmin personal ndaj deputetit gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend!! Dje të vetmit që ndërmorën sulm personal në sallë ishin Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, madje me një fjalor banal!! E sqarova këtë pjesë për njerezit e zakonshëm që nuk e ndjekin me ndonjë qef të pazakontë Kuvendin. Por shqetësimi i Berishës dje nuk ishte sulmi personal që i mungoj prej Kryeministrit. Jo! Sali Berisha reagoi dje në momentin kur Kryeministri po përshkruante Shqipërinë e Berishës që po merr në dorëzim, të rrënuar, në krizë morale e ekonomike, në mes të krimit e korrupsionit gjithfarësh. Kjo nuk është retorike banale por e vërteta sipas tij dhe 1 milion shqiptarëve që e votuan për të ndryshuar këtë Shqipëri. Sali Berisha dje synoi dhe reagoi dhunshëm ndaj këtij mendimi!! Po kush është Sali Berisha që merr guximin të diktojë, ndryshojë, ndalojë të menduarit dhe të shprehurit e lirë të mendimeve të gjithkujt? Ç’të drejtë ka ky? E bëri dje me Kryeministrin e vendit dhe jam i bindur që do ta bëjë nesër me këdo tjetër në sallën e Kuvendit”, theksoi Braçe.
 
Në përfundim të reagimit të tij, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka theksuar se dhunimi i mëndimit dhe fjalës së lirë nuk do të tolerohet, duke shtuar se “ky është dhunim e ky dhunim nuk duhet të tolerohet! Ky armik i mendjes së lirë e të hapur, i fjalës se lirë e të ndershme duhet të mësojë se ndaj një mendimi të argumentuar duhet të ketë po një të tillë. Por kurrë agresion! Kaq! Po të dojë mirë! Nëse nuk e pranon këtë standard demokratik të përbotshëm le të ikë, të largohet, shesh më shesh e rrugë më rrugë".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal