Braçe: Berisha gënjeshtra me
miliona $ me ish-të përndjekurit

Braçe: Berisha gënjeshtra me <br />miliona $ me ish-të përndjekurit
TIRANE - Deputeti socialist Erjon Braçe akuzon kryeministrin Berisha se ka gënjyer ish-të përndjekurit politik në lidhje me dëmshpërblimin ndaj shtresës së tyre.

Sipas deputetit socialist, ish-të përndjekurit politik janë gënjyer dhe do të gënjehen edhe për shumë vite. Sipas tij, Berisha ka llogaritur vetëm 11 mijë ish-të përndjekur politik me një faturë dëmshpërblimi prej 48 milion dollarësh.

Braçe shkruan në rrjetin social Facebook se ky fakt u verifikua sot në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit edhe nga deputetët Malaj e Ahmetaj.

“Për 4 vite deri tani:
Sali Berisha ka paguar vetëm 50% të 20 856 të përndjekurve për këstin e parë;
Sali Berisha ka paguar vetëm 7% të 20 856 të përndjekurve për këstin e dytë.
Sali Berisha ka llogaritur vetëm për 11. 000 të përndjekur një faturë prej 48 milion dollarë”, shkruan Braçe.

Braçe i referohet deklaratës së ministrit të Financave Ridvan Bode i cili tha sot se i duhet edhe dy mandate qeveritare (8 vjet) për të shlyer këtë faturë. Sipas deputeti socialist “me ritmet e deritanishme duhen 23 vite”.

“Invalidëve para e tetraplegjikë, të verbërve, përkundër angazhimit të Sali Berishës dhe vetë ministrit Bode, përkundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, u janë ulur pagesat për energji, transport dhe telefoni nga 6 deri në 14 herë! Ish ushtarakët janë kthyer në shënjestrën kryesore ideologjike të Sali Berishës kur përkundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nxori një ligj, nxori një akt normativ, në fund nxori një VKM që bien ndesh me ligjin i cili vetë bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ul në nivelin e pensionit minimal të gjithë ish ushtarakët! Për shkak të këtij vendimi ish-ushtarakët po shpallen pasivisht si debitorë në miliona lekë ndaj shtetit. Ky është Sali Berisha dhe beteja vazhdon”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë