TIRANË - Deputeti socialist dhe një ndër zërat më aktivë të PS kundër korrupsionit, Erjon Braçe ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha, ministrat e qeverisë së tij, deputetët por dhe kreu i shtetit nuk kanë bërë publike deklaratën e pasurisë dhe intereave pasurore që rrjedhin prej saj. Ai nënvizon faktin se një transparencë e tillë duhej të ishte bërë që në muajin mars të këtij viti, ndërkohë që ende nuk janë bërë publike.
Një shqetësim të tillë në formë pyetjeje Braçe e ka ngritur në profilin e tij në rrjetin social facebook, teksa ka shpjeguar në detaje çfarë përmban ligji dhe si është përvoja ligjore në vende të tjera demokratike. “Kur do publikohen pasuritë dhe interesat pasurore të Presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, qeverisë, deputetëve e gjithë zyrtarëve të tjerë. Por, dhe të funksionarëve të institucioneve financiare publike, koorporatave”, shkruan Braçe, dhe hedhur njëherësh dhe atë çfarë është thënë nga agjencitë e huaja por dhe përvojën e vendeve të tjera, shembullin e të cilave duam të marrin për integrimin në familjen evropiane.
Ai thotë se po lexonte në Huffington Post/Italia që shkruante se 85% e senatorëve dhe deputetëve kanë refuzuar publikimin e përfitimeve gjatë vitit që shkoi! Por sipas Braçes në Itali, publikimi i përfitimeve është i detyrueshëm vetëm për Qeverinë, për senatorë dhe deputetë është në vullnetin e tyre. “Por në Shqipëri publikimi i përfitimeve të deklaruara është detyrim. Secili prej nesh firmos në fund të çdo deklarimi pikërisht lejen për publikim të atij deklarimi. Kjo nuk ndodh. 100 përqind e deklarimeve kanë qënë prej fundit të muajit mars që nuk publikohen”, lëshon alarmin Braçe, i cili ndërkohë akuzon dhe klauzolën që ka vendosur qeverisja e djathtë e drejtuar nga kryeministri në detyrë Sali Berisha. “Maxhoranca e mundur e Sali Berishës vendosi në ligj klauzolën sipas së cilës, deklarimet e pasurisë nuk bëhen publike deri në kontrollin aritmetik të tyre.
Dhe ka nga marsi deri tani në gusht që ky kontroll nuk mbaron. Kjo është një goditje e fortë në një prej elementëve të paktë të betejës kundër korrupsionit në nivelin e lartë” shkruan Braçe. Teksa nuk ka munguar të japë dhe versionin e tij dhe të mazhorancës së re se si pritet të bëhet në muajin shtator, kur të marrë në dorë fatet e qeverisjes së vendit. “Në shtator unë do të kërkoj që kjo klauzolë të shfuqizohet. Në anën tjetër, debati për
përfitimet marramendëse të drejtuesve të institucioneve financiare publike dhe koorporatave publike është po kaq akut. Javës që shkoi në Itali, kasta loboi dhe i mbrojti përfitimet në Parlament dhe Senat.
Në Shqipëri problemi është edhe më i madh: Banka e Shqipërisë dhe Koorporatat janë jashtë kontrolli dhe përfitimet e drejtuesve dhe bordeve janë shumë të mëdha, shumë të rënda”, ka akuzuar fort Braçe. Dhe nuk është shqetësimi i parë i deputetit socialist në lidhje me shpërdorimet dhe abuzimet që janë bërë nga ana e kësaj qeverisjeje. Ndërsa është akuzuar sërish kryeministri dhe qeveritarët për pasurim të shpejtë, duke kërkuar njëherësh që ata të bëjnë publike fitimet e tyre. Nga ana tjetër PD gati përditë, gjatë fushatës zgjedhore kishte kërkuar deklarimin e pasurisë së kreut të PS, Rama, i cili e kishte dërguar përmes postës për hir të së vërtetës por që IKLDP jepte lajmin se ende nuk ka mbërritur.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com