Braçe-Berishës: Trego se ku
janë eshtrat e Remzi Hoxhës

Braçe-Berishës: Trego se ku<br />janë eshtrat e Remzi Hoxhës
TIRANE - Deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi në seancën e sotme plenare, ish kryeministrit Berisha që t’u tregojë familjarëve të Remzi Hoxhës se ku fshihen eshtrat e tij. Shqiptari nga Maqedonia u rrembye nga SHIK ne vitin 1997 dhe humbi jeten si pasoje e torturave cnjerezore, por trupi i tij nuk u gjet asnjehere. Ne ate kohe Sali Berisha ishte President i Republikes.

“Një gjë nuk ja u fal që ju të na kërkoni të heshtim për ata krimet që kanë lidhje me funksionarët e shtetit të asaj periudhe. Ju Berisha dhe unë e njohim Remzi Hoxhën. Nuk e din ë ç’rrethana e njihni ju, por unë e kam njohur si gazetar në “Zërin e Popullit." Ishte shqiptar i madh që ka luftuar për atdheun e tij. Jemi në ditët kur ai jo vetëm nuk është më sepse u torurura, u vra dhe ju zhdukën eshtrat por kur familjarët kërkojnë kockat e tij, për të patur një varrr dhe për ta qarë atje mbi varr. Keni detyrimin si gjysh, si prind, si vëlla, t’i thoni asaj familje se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës. Të kërkoj vetëm një gjë, atë që e kërkon djali i tij për 20 vite me rradhë. Ia ke borxh ti , unë dhe të gjithë ne me radhë që t’i tregojmë eshtrat. Kjo është çështje që nuk duhet të marrë fund,” tha Braçe.

Po ashtu deputeti socialist i bëri thirrje edhe ministrit të Brendshëm që të sjellë Ilir Kumbaron në Shqipëri.

“Ky është detyrimi dhe kjo është arsyeja që unë do vazhdoj të jem këtu. Janë krime që kërkojnë me patjetër përgjegjës, krim pa ndëshkim nuk duhet të ketë më”, përfundoi Braçe.

Berisha: Nuk ja kisha degjuar ndonjehere emrin, dosjen e Remzi Hoxhes e zhduku Fatos Klosi
Ish-kryeministri Berisha tha se nuk e ka degjuar ndonjehere emrin e Remzi Hoxhes. Berisha, i cili ka qene president ne kohen kur eshte zhdukur Remzi Hoxha, tha se dosja e tij eshte zhdukur nga Fatos Klosi, i cili mori drejtimin e Sherbimit Informativ Shtetor.

Berisha: Çdo njeri i zhdukur, i vrarë, i ashtu është keqardhje dhe dhimbje, por do sqaroj se nuk më impresionon kurrë nga përdorimi politik i cilido ndodhie qoftë. E kam shpjeguar dhe e shpjegoj prapë, rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaçi, jam marrë me të gjithë mundësitë e mia, nuk kisha pasur kurrë as informacion as emrin s'e kisha dëgjuar kurrë. U tha se ka marrë pjesë në autobombën e Gligorovit,  nuk kam pasur asnjë informacion. U tha më vonë se ka marrë pjesë në atentatin e Berishës, nuk kam pasur informacion, zero informacion. U tha më vonë se ka folur se është takuar Arkani në Shkodër me Gazideden, Pjetër Arbnori s’ma kishte thënë kurrë asgjë të tillë, ishin sajesa dhe trillime që donin të përdornin një njeri që mbasi e zhdukën vetë për qëllime politike.

U tha se është takuar Berisha me Gligorovin dhe Millosheviçin, kam tentuar t'i bëj Millosheviçit atë që meritonte, pyet pak Fatosin çfarë i kanë thënë, pyet kë ka deklaruar non grata. Kam dënuar takimin tresh të ftuar nga Micotaqits në Athinë që dështoi. Nuk mund të isha unë për takime biletarele me Milloshevicin, ato i bëtë ju dhe kjo është e njohur. Unë ika në opozitë pas rebelimit komunist, Shërbimin Inteligjent e mori Fatos Klosi. Gjënë e parë që bëri Klosi zhduki dosjen e tij. Nëse do ndokush sot janë dëshmitarët që e kanë ndjekur për dy dosje, dosja do ndërtohet plotësisht, mendoni ju se Klosi po kursente.

Po si ka mundësi që për vitet që drejtoi me krime dhe çdo gjë nuk bëri hetimin, si ka mundësi që Arben Rakipi që u bë legjendar se u nxorri gazetarëve SHISH-in e Pepsi-kolës si provë të krimeve që akuzoi Sali Berishën, nuk formuloi dot akuzën më të vogël. Qeveria ime ka pasur zero informacion, nuk ekziston asnjë informacion i vetëm. Doni të shpifni, të trilloni, vazhdoni sa të doni se kam kënaqësi kur ju dëgjoj të jetoni në kohën time dhe çështë e vërteta nuk do të dilni kurrë prej saj. "My time" është koha ime. 

berisha

Tahiri: Krimi që kulmon në zyrën e ish-presidentit Sali Berisha
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tha se Sali Berisha, i cili ishte President në kohën kur Shërbimi Sekret rrëmbeu dhe zhduku shqiptarin nga Maqedonia Remzi Hoxhën, ka qenë në dijeni për këtë fakt, ndryshe nga sa ai pretendoi. Tahiri tha se familjarët e shqiptarit nga Maqedonia e kanë marrë në telefon Berishën tre ditë pas zhdukjes së tij duke i kërkuar mëshirë për t’i sjellë të afërmin e tyre gjallë.

Duke ju drejtuar opozitës, Tahiri tha se ishin pikërisht torturat e SHIK-ut në Vajinë të Lezhës që bënë që Remzi Hoxha të mos dilte i gjallë.
 
Tahiri u zotua se dikasteri që ai drejton do të bëjë çmos për të sjellë para drejtësisë shqiptare, Ilir Kumbaron, të akuzuar si autor të torturave çnjerëzore në kohën e SHIK-ut të vitit 1996. Sipas ministrit, autoritetet shqiptare kanë vonuar qëllimisht procedurat në mënyrë që Ilir Kumbaro të mos vuante dënimin në Shqipëri.

tahiri

Tahiri: Në detyrën që ushtroj kam marrë takim me të birin e Remzi Hoxhës i cili ka kërkuar që Ministria e Brendshme dhe prokuroria e  gjyqësori më tej të veprojë që një prej të dënuarve, Ilir Kumbaro të bëhet çështë e mundur që të vuajë dënimin siç i takon, në Shqipëri. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka për detyrë të rekuperojë atë që ka qenë një vonesë e qëllimshme për të mos bërë shteti detyrën e duhur që Ilir Kumbaro të vinte të vuante dënimin këtu, por u shty me dashje për të kaluar çdo afat në shtetin anglez vetëm që mos të vinte këtu. Dosja dhe vendimi disponohet dhe është mjaft i qartë për përgjegjësitë penale për të gjithë ata që kanë pasur përgjegjësi të tmerrshme për ato që i quajtët eshtrat e një shqiptari të zhdukur nga Shërbimi Sekret në demokraci pa asnjë letër përgjegjësi për këdo që me prova të padiskutueshme nuk bëri një ditë burg të vetme.

Ish-kryeministri tha që nuk ka qenë në dijeni. Në fakt është provuar në gjykim që është vënë në dijeni nga familjarët tre ditë pas zhdukjes. Ish-kryeministri në atë kohë president është provuar në gjykim që është kontaktuar në zyrën e tij nga familjarët e Remzi Hodxhës për t'i kërkuar mëshirë t'i sillnin familjarin gjallë. Është provuar se drejtori i SHIK-ut nuk ka kthyer përgjigje për muaj me radhë nëse targa e makinës i përkiste SHIK-ut apo jo. Madje Gjergj Jorgo, shef komisariati, Agim Shehu, zv. ministër, Bashkim Gazidede drejtor i SHIK të gjithë në varësi personale institucionale të Berishës nuk ik kthenin përgjgje prokurorisë për muaj të tërë nëse targa i përkiste apo jo SHIK-ut. Ziso Kristopulli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha janë rrëmbyer nga SHIKU për tu çuar në Vajinë të Lezhës, dy prej tyre u torturuan, i treti u torturua dhe nuk doli më gjallë.

Unë e kam për detyrë t'ju përgjigjem dhe t'ju them se Ministria e Brendshme nuk ka më hapësirë për të gjetur përgjegjësi ligjore të shtuara lidhur me atë ngjarje tek cilido që ka pasur detyrë shtetërore në atë kohë që me veprime konkrete kriminale ka shkaktuar torturën shtetërore të tre personave, një prej të cilëve i ndjeri Remzi Hoxha nuk doli më gjallë. Ai ishte një krim shtetëror që kulmonte pa asnjë dyshim tek zyra e ish-presidentit.

Ministria e Brendshme do bëjë ç'është e mundur që t'i kërkojë autoriteteve angleze gjithçka ka në dorë për të kapur edhe njëherë Kumbaron. 

Por kjo situate solli edhe reagimin e ish-ministrit te Brendshem te PD-se Flamur Noka.

Noka: Më jep fjalën zoti kryetar.
Meta: Për çfarë e do fjalën
Noka: Për procedurë
Meta: po nuk e pate për procedurë ta ndërpres fjalën? Një doktor kemi këtu nuk kemi dy
Noka: Të dalë të flasë për një ngjarje kur i ka pasur buzët me qumësht dhe mbahej me pelena. Ai duhet t'i sqarojë shqiptarëve ku është Stafuka, dhe a është gjallë? Të zbardhe vrasjen e shokut të tij të ngushtë pasta të flasë për vrasjet kur ka qenë fëmijë. Lë të flasë për trafikun e drogës, edhe për laboratorin e policisë shkencore që kurrë nuk ka ndodhur...

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal