Braçe: Bujqësia në emergjencë,
Panariti: Ju nuk financoni fermerin

Braçe: Bujqësia në emergjencë,<br />Panariti: Ju nuk financoni fermerin
Erjon Braçe ka shkruar sot në facebook se bujqësia është në vitin më të vështirë, dhe se një pjesë e madhe e bujqve nuk kanë para për të mbjellë në sezonin e ri.
Pas këtij shkrimi ka ardhur edhe reagimi nga ministri i Bujqësisë, Edmond panariri.

Panariti shkruan në facebook se është Braçe ai që nuk don t’ia dijë për situatën e vështirë të fermerëve, pasi sipas tij bujqësia dhe fermerët financohen 5 herë më pak se Kosova dhe 10 herë me pak se Maqedonia.

Statusi i Braçes
Po bujqesia ku eshte?

Pa asnje diskutim qe eshte emergjence!

A e di kush ne shumice qe,
eshte vit shume i veshtire bujqesor?
Bujqit, nje pjese e madhe nuk kane para te mbjellin
per sezonin e ri; humben para nga pataja, qepa, perimet-domatja e kastraveci,
tani edhe nga shalqini.
I mbyten me cmime nen kosto!
i morren shpirtin por edhe parate per te mbjelle e prodhuar ne vijim!

E thashe gjate gjithe fushates;
Do vinim ketu!!

Nese bujku humbet parate e tij nga sezoni bujqesor ne tjetrin,
disa here me radhe, vjen dita kur nuk mund te mbjelle.

Natyrisht,
bujqesi nuk ka vetem ne Divjake, por kur ndodh ne Divjake emergjenca eshte pak.

Jo per 100 dite, por per cdo dite!



Postimimi i plotë i Panaritit
Pyet Brace me statusin e jashtëtokësorit!! A e di njeri në shumicë, që bujqësia është në emergjencë Përgjigja ime: E di shumë mirë dhe para së gjithash ti, si kryetar i komisionit të ekonomisë në parlament, por edhe ata që kanë thesin e parave të këtij vendi. Por në të vërtetë unë mendoj qe ju as që doni t’ia dini. Hiç fare!!! Nuk doni t'ia dini fare, për deri sa e financoni bujqësinë dhe fermerin 5 herë më pak se Kosova dhe 10 herë me pak se Maqedonia.

As që ju bëhet fare vonë, përderisa i jepni asaj naftë me çmimin e pakicës të Zvicrës dhe Danimarkës. As qe pyesni fare, përderisa e ngarkoni prodhuesin dhe prodhimin, farat, kimikatet, mekanikën bujqësore me TVSH, taksa e tatime asfiksuese më të lartat në rajon. As që bëheni merak kur i kërkoni fermerëve të parapaguajnë një vit sigurime shoqërore, kur ata ende s’kanë filluar mbjelljet, ndërsa OSHEE, si xhandar u kërkon atyre faturat e energjisë përpara se të mund të përfitojnë nga subvencionet. Ja u morëm shpirtin, shprehesh!! Ekzakt!! .... Bravo, plotësisht dakord me ty.

Por nëse vërtetë ndjen dhimbje për fermerët, shpall taksa dhe tatime zero për bujqësinë... Moratorium fiskal te plotë...sikundër propozuam ne. Jepi fermerit, të paktën pesë herë më shumë para, aq sa merr vëllai i tij në Kosovë që të ngrihet më këmbë e të mos shesë nën kosto.. A e bën dot?... Tani tepsinë dhe timonin i ke vete.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot