Braçe: Çmimi i lartë i naftës për shkak të mungesës së konkurencës


TIRANE, 19 Janar/ATSH/- Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe deklaroi të hënën se mungesa e konkurencës në treg mban të larta, çmimet e karburante dhe jo taksat.
"Vazhdon shërbimi për 3 kompanitë e naftës që kontrollojnë tregun dhe detyrojnë çmime të padrejta për çdo qytetar shqiptar prej 3 muajsh. Pasi nuk guxojnë të përmendin lirinë për të abuzuar në treg tani kanë gjetur taksën e reklamës dhe taksat vendore si arsye përse nuk ulet çmimi i naftës plotësisht", shkruan Braçe në rrjetin social facebook.
Sipas Braçes, me këtë nivel çmimesh që aplikohen aktualisht, taksat nuk arrijnë në 1000 lekë për litër asnjëherë. Më herët, në një tjeter postim ai theksoi se "nuk jane taksat që frenojne uljen e çmimit, përkundrazi siç është verifikuar dhe gjatë muajve të fundit, çmimi në pompë është ulur pavarësisht taksave".
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se çmimi i lartë i naftes është shndërruar në shqetësimin e qytetarëve shqiptarë. Sipas Tabakut, rritja e përsëritur e taksës së qarkullimit ndikon drejtpërdrejt në xhepat dhe ekonominë e qytetarëve./a.gjonaj/ /a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)