Braçe: Dënimi im, akt politik
për ti prerë gjuhën opozitës

Braçe: Dënimi im, akt politik<br />për ti prerë gjuhën opozitës
TIRANE- Deputeti socialist, Erion Braçe e quan akt politik vendimin e gjykatës, që e dënon atë me 10 milion lekë të vjetra për shpifje ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi. “Gjyqtarja është bashkëshortja e kandidatit për kryetar bashkie në Berat,” tha Braçe. Vendimin e ka marrë Fatime Decolli. I shoqi i saj, Ilir Decolli kandidoi vjet në Berat për logon e PD. “Kjo është pjesë e paketës së prerjes së gjuhës për opozitën,” tha Braçe.

Deputeti socialist u shpreh se çështja që ka shtruar ai është në interesin publik. “Padia e Vokshit është mbështetur në dy deklarata të mia lidhje me çështjen e dhënies së 4 nga 6 vendburimet të naftës në vend. Një nga vendburimet më të mëdha të naftës në tokë në Europë. E grabitur nga investitorë aspak strategjikë. Kjo është një çështje që ka të bëjë vetëm me interesin publik,” tha Braçe.

“Janë 1500 faqe dokumente që gjykatësja nuk i mori kurrë në konsideratë, apo të kryente hetim për këtë. Shtetasja Vokshi ankohet dhe konsideron shpifje vetëm një fjali, që unë kam thënë që gjatë kohës që janë marrë vendimet për dhënien e këtyre burimeve me koncesion, kam thënë që zonja në fjalë ka qenë anëtare të këshillit mbikëqyrës të Albpetrol. Këto janë dokumentet e deklarimit të pasurisë së zonjës Vokshi që e pranon vetë që ishte në këshillin mbikëqyrës të Albpetrol. Edhe në dokumentet e QKR provohet kjo gjë. Madje dhe një dëshmi në prokurori e Albana Vokshit e pranon diçka të tillë, që në padi e mohon,” nënvizoi Braçe.

Deputeti socialist tha se kjo çështje nuk mbyllet këtu, por mbyllet kur burimet e naftës t’i kthehen popullit dhe akuzoi sistemin gjyqësor si të korruptuar. “Në sistemin gjyqësor është krijura një kasë, ku unë jam është viktima e panumërt në radhën e viktimave të thjeshta të qytetarëve të cilëve iu merret cdo ditë liria mbi pronën, pasurinë dhe liria për të jetuar. Kjo, kasë në marrëveshje të qartë me pushtetin, duhet të shpërbëhet ndryshe do të ketë një pakicë që fiton nga padrejtësia dhe shumica dhunohet nga padrejtësia. Kasa që nis nga gjykatat më të uleta shkon në Gjykatat më të larta dhe ka instaluar kulturën e pandëshkueshmërëisë për korrupsionin dhe të ndëshkueshmërisë për ata që denonconjë korrupsionin,” tha Braçe.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'