Deputeti socialist Erjon Braçe denoncoi një ndërtim pa leje sipas tij në qendër të Tiranës, por nuk vonoi dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i cili u përgjigj duke thënë se objekti në sheshpushimin e një pallati, është me dokumente të rregullta.

Objekti një katësh i ndërtuar para pallate ekzistuese ka zaptuar edhe trotuarin. Deputet Erjon Braçe thotë se u njoftua nga banorët, dhe në mënyrë të nënkuptuar nge dyshime për korrupsion, nëse rezulton që kjo godinë të jetë me leje.

“Veç po t’i ketë shpëtuar syrit prej shqiponje të IMT, policisë se bashkisë, policisë së rendit, veç po të ketë qenë i marre ai që ka dhënë leje në shesh të pallatit, mbi trotuar”, shkruan Braçe.

Nuk vonoi shumë dhe IMT në Bashkinë e Tiranës, reagoi duke thënë se objekti është me leje dhe është ndërtuar aty prej shumë vitesh. 

Nga verifikimet në terren rezulton se në të po bëhen vetëm punime mirëmbajtjeje, izolim, zëvendësim i dyer-dritareve dhe sistemi kapotë.