Brace dhe Deda, rezerva
ndaj Asamblesë në Vlorë

Brace dhe Deda, rezerva<br />ndaj Asamblesë në Vlorë
Asambleja e PS e mbajtur sot në Vlorë, ka sjell edhe reagime negative nga deputet të PS. Në përfundim të Asamblesë të PS, reagon nga Facebook Erion Brace:

Është krijuar një pështjellim i madh mbi delegimin e anëtareve të Kryesisë së PS nëpër qarqe apo më ngushtë nëpër KZAZ (zona zgjedhore).

Pështjellimi është krijuar për shkak të nxjerrjes së qëllimte të emrave në media, referuar nje projekti që nuk ka marre në asnjë gërme edhe miratimin tim-të paktën.

Për të gjithe ata miq që po më shkruajnë në celular apo këtu në inbox, në pamundësi për t'iu kthyer një përgjigje të personalizuar dua të sqaroj:

Unë nuk jam i Deleguar i kryesisë së PS në disa KZAZ në Devoll dhe Korcë!
Unë jam deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, në rrethin e Beratit!
E gjitha në respekt të mandatit të marre nga socialistet e populli në këtë rreth!
Ju kam thënë:
Unë nuk kam nevoje për ofiqe në parti apo kudo gjetke!
Për ofiqe nuk tradhëtoj e nuk braktis asnjë socialist apo qytetar në të 11 degët e ps apo njësitë administrative në Bërat; 3 degët e PS apo njësite administrative në Kucove!

Ky nuk ka qenë premtim parazgjedhor por një qëndrim politik e moral i ndërtuar e pjekur bashke me secilin prej jush!

Prej sot, angazhimi im politik e publik do jetë;
Beteja deri në votën e fundit me Sali Bërishen dhe regjimin e tij në kuvend;

Përfaqësimi dhe puna për e me cdo beratas e kucovar, atje ku ata jetojnë, në funksion të Kësaj beteje; mbi të gjitha: për të ndryshuar jetën e tyre!

Ky është borxhi që ju kam unë socialisteve! ofiqet le ti mbajnë ata që rrojnë për to!

REAGIMI I DEDES
Përshëndetje miq. Sapo dolëm nga Asambleja Kombëtare e PS. Sot në këtë mbledhje me keqardhje u zhgënjyen socialistët e Vlorës. Mendim të cilin unë bashkë me strukturat drejtuese do ta japim dhe publikisht. Të deleguarit e AK të caktuar në rrethin e Vlorës, 5 prej tyre janë jo banues në rrethin tonë. Por akoma më keq është sepse qëllimi që mendohet se ata janë dërguar nuk i shërben punës. Nuk mund të zgjidhen problemet me individë të cilët vota e popullit nuk u ka dhënë besimin ashtu si edhe anëtarësia e rrethit i njeh si mbartës të konflikteve. Po kështu kryesia e PS hoqi si të deleguar nga qarku jonë Arben Isarain. Deri më sot PS e Vlorës në të gjitha zgjedhjet ka marrë rezultatet më të larta si asnjëherë tjetër. Nuk e kuptoj sepse një kthesë e tillë. Duke filluar nga nesër në seli do të fillojmë një bashkëbisedim për të përballuar bashkë si PS e rrethit të gjithë problematikën sepse është anëtarësia që vendos për cdo gjë. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK