Zv/kryeministri Erion Braçe ka falenderuar emër për emër të gjithë patronazhistët në Divjakë që ndihmuan në fitoren e PS përmes fushatës që bënë derë më derë. Braçe ka publikuar listën e burrave dhe grave të angazhuar me PS si simpatizant, vullnetar apo patronazhistë duke bërë fushatë me shpirt dhe zemër.
Braçe ka marrë përgjegjësitë e veta sidomos në qarkun e Fierit ku nuk u arrit objektivi i PS për shkak të numrit të madh të fletëve të votimit që rezultuan të pavlefshme duke i kërkuar ndjesë çdo socialisti.
Duke rikujtuar të gjithë punët e bëra në qarkun e Fierit , Braçe shkruan se të tjera investime do të bëhen dhe se në gjithë këto vite ai vetëm ka punuar për Divjakën dhe nuk ka përfituar asgjë materiale, ndërsa shtoi se kush donte të grabiste pronën publike, populli i tha me votë të lirë STOP.
"Besova e besuam fort se duke ju qasur njerezve me PUNE, INVESTIME, VEPRA do ndikonim po aq fort ne jeten e njerezve; UNE BESOJ QE JA DOLEM TA NDRYSHOJME ATE JETE! ESHTE E DUKSHME, E PREKSHME!
Njerezit shpesh me thone se “kemi bere me shume se kushdo tjeter ne 30 vite” per Divjaken e madhe. Por mesa duket nuk mjaftoi qe rezultati te shenonte nje tjeter kulm te larte! Po e lexojme reagimin e njerezve te thjeshte, vleresojme me shume pergjegjshmeri! Por nje gje po e them qe sot;
Po lexojme me vemendje dhe cdo deformim kriminal qe ju be VLERESIMIT TE PUNES E PREJ PUNES, ne nje xhiro dhune, kercenimi, frikesimi, shitje e blerje per voten.
Ne ane tjeter, duhet ndryshim dhe ndryshim do jete, ne nivel qendror e vendor, shërbimi per njerezit e zakonshem, bujqit, punetoret, pronen e tyre, punen e tyre, prodhimin e tyre, te ardhurat e tyre; Shperndarje me e mire per te fituar te gjithe, jo nje grusht tregtaresh qe i grabisin e dhunojne cdo dite, ashper, pa respekt per mundin e djersen e tyre dhe vec me nje qellim-fitimin personal.
Kurre ne tete vite nuk mora gje materiale nga Divjaka vec respektit, besimit, votes, punes; ZERO NGA PASURIA PUBLIKE, ZERO PER VETE E FAMILJEN TIME! Kam bere e dhene gjithcka! Num i kam borxh kerkujt; Me besuan per PUNEN, PUNEN KAM BERE CDO DITE, me miq e shoke, qeverine vendore e ate qendrore, kedo qe ka dashur te punoj!
Ata qe kane dashur vec te fitojne duke grabitur pronen publike e private, punen e te ardhurat publike e private te njerezve te zakonshem, ishin, jane kundershtaret e mi; dolen perballe meje sepse u thashe: Stop!
Fale votes se njerezve te Divjakes, tani nuk eshte me STOPI im; Tani eshte stop me voten e popullit! Keshtu do te behet! Me hir e me pahir sic ligji percakton!
I kerkoj ndjese cdo burri e gruaje, djali e vajze qe nuk e gjen emrin ketu; u mundova ti permendja te gjithe por jeni shume shume me teper qe meritoni nder, respekt e mirenjohje. DO E KENI PERJETE PREJ MEJE!”, shkruan nder të tjera Braçe.