Braçe: Hetim ndërkombëtar jo
vetëm për CEZ, ja krimet e tjera

Braçe: Hetim ndërkombëtar jo<br />vetëm për CEZ, ja krimet e tjera
TIRANË - Në një kohë kur Partia Demokratike por edhe vetë LSI po kërkon hetim ndërkombëtar për skandalin e CEZ dhe ku i përfshirë pretendohet të jetë kryeparlamentari Ilir Meta, kanë ardhur edhe reagimet e para nga socialistët.
 
Kryetari i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe në një intervistë për Shqiptarja.com thotë se i takon ekspertëve ligjor të vendosin për hetim kombëtar apo ndërkombëtar, por sipas tij kjo nuk është  çështja e vetme që kërkon hetim. Braçe thekson se janë të shumta krimet shtetërore për të cilat duhet të përgjigjen penalisht zyrtarë të vendit.

“Shikoni më vjen mirë të them që unë për këtë histori unë kam folur që në vitin 2010 - 2011 dhe në vijimësi veçanërisht gjatë vitit 2012 dhe vetëm dje gjeta të paktën 22 fjalime në kuvendin e Republikës Shqipërisë për këtë çështje pra për çështjen veçanërisht e mbledhjes së  borxheve të këqija kompanive të angazhuar në të apo vendimmarrjet e Ere-s në favor të kompanisë ÇEZ. Është një çështje që për aq sa di unë është mirë që të hetohet kombëtarisht apo ndërkombëtarisht i takon atyre që janë ekspert të fushës, unë nuk e kam ekspertizën e nevojshme veçanërisht në raport me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të thënë që është i vlefshëm një hetim kombëtar apo një hetim ndërkombëtar për këtë gjë, kështu që besoj unë që ju takon atyre që janë ekspert të kësaj lënde veçanërisht komisionit të ligjeve të kuvendit po pasi të shikojmë atë iniciativën e partisë Demokratike për ligjin që e legalizon këtë lloj procesi në Shqipëri. Në rast se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e krijon këtë mundësi dhe në rast se mbi hetimin kombëtar është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar pse jo kjo çështje le të hetohet por duhet t ju sjell  në vëmendje një element tjetër që në këtë vend kanë ndodhur ngjarje shumë më të rënda dhe me pasoja të rënda sociale sesa kjo çështje të cilën po flasim të cilat ose nuk janë hetuar ose janë hetuar pjesërisht ose janë hetuar qëllimisht keq ose në fund fare edhe kur janë hetuar nuk janë gjykuar dhe në rast se kjo mundësi krijohet nga kushtetuta apo nesër nga reforma në drejtësi mirë do të ishte dhe pse jo të ketë hetim të tillë të plotë dhe gjithëpërfshirës për krimin shtetëror të Gërdecit me pasojën e rëndë të vrasjes masive të 26 qytetarëve shqiptare dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, për krimin e rëndë të 21 Janarit me pasojë vrasjen e 4 qytetarëve shqiptarë dhe plagosjen e 12 të tjerëve dhe natyrisht për krimin po prap të rëndë shtetëror të abuzimit me procedurën e prokurimit e më pas të ndërtimit të rrugës Rrëshen - Kalimash një çështje e hetuar dhe e pagjykuar edhe sot e kësaj dite për shkak të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, tha Braçe.

Për gjithë këtë situatë të krijuar Braçe e drejton gishtin e përgjegjësisë edhe nga gjykatat duke i cilësuar ato jo vetëm të kapura politikisht por edhe të korruptuara.

“Shikoni për këtë çështje çështjen e marrëveshjes është bërë një diskutim shumë i gjatë që në komisionin parlamentar në momentin kur projektligji erdhi në parlamentin e Shqipërisë projekt ligji që ratifikonte marrëveshjen por nga ana tjetër është diskutuar dhe sallën e kuvendit edhe tani. Unë një gjë dua ti  them gjithë administratorëve të kësaj historie që në rast se kanë lexuar dinë e të tjera me radhë mbi atë marrëveshje padiskutim që s duhet t ju kalonte veçanërisht kur thonë hetim ndërkombëtar dhe për këtë t ju kalonte si kështu pa kuptuar fakti që marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe kompanisë ÇEZ është negociuar e gjitha në zyrat e sekretariatit të Komunitetit për energjinë në Vjenë dhe gjatë gjithë kohës gjatë gjithë seancave së negociatave për të arritur këtë marrëveshje prezent  ka qene nënkryetari i këtij komiteti  pra i komitetit të energjisë me qendër në Vjene jo i ERE-s në Tiranë dhe ku natyrisht qeveria e republikës së Shqipërisë është asistuar gjerësisht në këtë proces nga Banka Botërore dhe natyrisht dhe nga USAID. Pra është një gamë e gjerë ekspertësh ndërkombëtarë që janë marrë me këtë gjë dhe kanë negociuar qeverinë e republikës së Shqipërisë dhe që kanë ndihmuar për të arritur në atë marrëveshje që ka arritur por thënë këtë mos të bëjmë sikur nuk kuptojmë, është arritur një marrëveshje mes qeverisë së republikës së Shqipërisë dhe ÇEZ-it në kushtet e një procesi arbitrazhi të avancuar nga kompania ÇEZ jo nga qeveria e republikës së Shqipërisë as nga Sali Berisha por nga kompania ÇEZ kundrejt republikës së Shqipërisë dhe në anën tjetër për një aferë që ta quajmë se unë se quaj dot ndryshe e cila ka nisur në vitin 2009 me privatizimin skandaloz dhe politik të kompanisë ÇEZ, ka vazhduar për vite të tëra me radhë me vendime favorizuese kriminale siç janë ato të uljes së çmimit të energjisë elektrike me të cilin KESH shiste energjinë te kompania ÇEZ dhe që natyrisht i kanë kushtuar miliona euro kompanive publike dhe natyrisht dhe buxhetit të shtetit dhe kur thonë që ju keni rritur tarifat për konsumatorin shqiptar duhet të jenë të ndershëm dhe ti thonë çdo qytetari shqiptarë që nuk ja kanë marrë drejtpërdrejtë në faturë qytetarëve të republikës së Shqipërisë por ja kanë marrë nëpërmjet taksimit të përgjithshëm të ardhurat që qytetarët shqiptarë paguajnë në buxhetin e shtetit i cili ka dalë garant dhe ka mbështetur  me sunvecnione të drejtpërdrejta kompaninë ÇEZ dhe kompaninë KESH. Pra flasim për procesin që nisi me privatizim u pasua me favore të tmerrshme kriminale nga Enti Rregullator i Energjisë më lejoni t ju them që në çdo periudhë  është udhëhequr nga Partia Demokratike dhe nga njerëzit që kanë qenë deputet të Partisë Demokratike apo të afërt farë me kryeministrin e asaj periudhe dhe natyrisht ka vazhduar me favore të tjera që kanë të bëjnë me nivelin e humbjeve të cilat kanë qenë gjithmonë më të larta sesa niveli i humbjeve i miratuar në deklaratën rregullator që ka qenë dokumenti zyrtar formal që ishte për tu zbatuar në fund fare dhe me atë që përkthehet me çështjen me nivelin e borxhit të keq dhe brenda kësaj historie  janë të përfshirë që të gjithë  qeveria e asaj periudhe, kryeministri i asaj periudhe, ministria e financave e asaj periudhe ashtu siç është përfshirë dhe një segment i gjykatave në republikën e Shqipërisë që vazhdimisht janë orientuar të mbajnë anën e ÇEZ-it në kundërshtim apo kundër padive që ka bërë kompania publike KESH.

brace


Gjykata e Tiranës kryesisht që është gjykata ja ku po ja u them sot më e korruptuara në republikën e Shqipërisë më e përdorura politikisht dhe natyrisht më e përdorura politikisht jo vetëm për çështje politike po edhe për çështje të tilla me natyra ekonomike në kurriz të qytetarëve të republikës së Shqipërisë”, sqaron deputeti socialist.

Për deputetin e majtë te gjitha akuzat e ngritura në drejtim të kryeparlamentarit Meta nuk do të kenë asnjë impakt politik në marrëdhëniet mes aleatëve. 

Asnjë, fare, zero. Kush e ka sport këtë punë të vazhdojë të merret këtë lloj sporti. Është një sport kot. Kush e pëlqen sportin e diversantit le të vazhdojë të merret me këtë pjesë”, thotë Braçe.

I pyetur nëse do ta ndajë këtë mendim me grupin e tij parlamentar Braçe thotë:

E kam ndarë që dje me opinionin publik dhe s kam pse mos ta ndaje dhe me grupin parlamentar të Partisë Socialiste këtë gjë pasi çështjet ju thashë janë shumë të rënda dhe me pasoja shumë të mëdha sociale në këtë vend dhe natyrisht janë çështje të pazgjidhura ende janë çështje të pazgjidhura ende dhe ne ndodhemi nën presion edhe të faktorëve ndërkombëtarë ju i keni dëgjuar vazhdimisht reporterët e Parlamentit Evropian të flasin për këto çështje që janë çështje ende të pazgjidhura të pahetuara.  Gërdecin e keni parasysh që në Gërdec  janë përfshirë një mori politikanësh me vendimmarrje të drejtpërdrejta familjarë të tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë të cilët nuk janë hetuar asnjë sekontë të vetme pavarisht se për ta ka dokumente që tregojnë impikimin e qartë të tyre në të gjithë aferat e Gërdecit. Më 21 Janar janë përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejt politikanë nuk janë ata që shkuan në gjykatë dhe u falën edhe nga gjykata ata janë killer janë vrasësisit njerëzit që kanë tërhequr këbëzën për të vrarë njerëzit më 21 Janar ka të tjerë që sipas hirarkisë dhe urdhrave që përshkruhet fare qartë në ligj kanë dhënë urdhra për të qëlluar dhe vrarë Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë dy të parët të cilët kanë pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë ligjore atë ditë për të çuar urdhërin drejt e të këta që kanë tërhequr këmbëzën dhe duhet të ketë patjetër përgjegjëzi penale për secilin prej tyre dhe e ndan natyrisht një hetim i gjerë ashtu si edhe në rastin e rrugës Rreshen - Kalimash përgjegjësia është evidente dhe për shkak dhe të asaj gjykate që ne kemi Gjykatës së Lartë që ka dhe ajo rezitencë dhe tani se çfarë do të bëhet me atë gjykatë kur nuk duhet të egzistojë fare kjo histori sepse është një gjykatë që jo vetëm është e përfolur por edhe e përfshirë drejtëpërdrejtë në vendimarrje të tilla zotëria që është përgjegjës dhe që është Lulzim Basha nuk gjykohet ene ateherë për çfarë të flasim.

Vetëm një ditë parë vet kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërkoi hetim ndërkombëtar konkretisht nga Amerika. Kjo sipas Metës pasi SHBA do të sillte një hetimtë  paanshëm. Por kërkesës së Metës i është përgjigjur ambasada amerikane ne Tiranë duke vlerësuar si përgjegjës për hetimin e çështjeve vetëm policinë dhe prokuroria shqiptare.

Redaksai Online
(f./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool