Braçe ironi me Bashën: E keni
parasysh atë zërin që i ikën Lules

Braçe ironi me Bashën: E keni<br />parasysh atë zërin që i ikën Lules<br>
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Bashën për protestën që do zhvilloj ditën e nesërme para Kryeministrisë.

Braçe përveç ironisë ka postuar edhe disa foto nga bukuria e parkut kombëtar të Divjakës. Deputeti shkruan “Sot, simetria e papërsëritshme e ujit pasqyre! E keni parasysh atë zërin që i ikën Lules 10milion euro?”.

Më tej Braçe pyet se “po si mund të harxhoni fundjavën për të ridëgjuar atë?!”. Deputeti i PS kujton se zëri i Lulëzim Bashës ikën gjatë kohës që mbanë fjalime.

Më pas u sugjeron qytetarëve të mos harxhojnë fundjavën duke ridëgjuar Bashën por të kalojnë një ditë të qetë duke u kujdesur për veten e tyre ashtu siç ka bërë Braçe me vizitën në natyrën e bukur të Divjakës.

[gallery]25408[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane