Numri dy i qeverisë, Erjon Braçe ironizon kreun e PD Lulzim Basha, pas fotos që publikoi dje bashkëshortja e këtij të fundit, teksa i lexonte një libër vajzës.

Braçe thotë se Basha ka zgjedhur një libër të lehtë me figura, se të ishte më i vështirë do e merrte gjumi para vajzës së tij.

“Plasi rrjeti; Pse po lexon librin ariu masha me figura e pak tekst ne kete moshe?! Ej, nuk po lexon femija, por ky i rrituri! Mos i kërkoni këtij te lexoj libra me te vështirë, e keni kot; Nese do ishte nje liber me i vështirë, pra pa figura, do zinte ate gjumi para femijes”, shkruan Braçe.

Një ditë më parë gruaja e Lulzim Bashës, Aurela i publikoi një foto dukemi lexuar një libër vajzës së tyre, por ka kaq është dashur që rrjeti të shpërthejë në meme duke e lidhur edhe me deklaratat e shpeshta politike se "Basha fle gjumë".