Mirëpo, kjo s'është pritur mirë nga demokratët. Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, i është përgjigjur Braçes duke i kujtuar se socialistët nuk i bindin argumentet, por shkopi ndëshkues i Ramës.
"Ku e gjen guximin një njeri si Braçe që është sa një bile kalamani që të fyejë opozitën?! Sado t'i bien me dorë tavolinës apo foltores në parlament deputetët e PD, nuk ka për t'i hyrë gjë në mendje deputetëve si ai sepse nuk binden me argument dhe as me ligj, por i eksiton dhe i qetëson vetëm shkopi ndëshkues që iu përdor Rama", shkruan në Facebook, Ervin Salianji.
Redaksia Online
(M.B/Shqiptarja.com)