Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ironizuar protestën e organizuar nga Partia Mundësia përballë Kuvendit. Braçe ka numëruar të pranishmit, të cilët i rezultojnë vetëm 91 persona prezentë dhe jo qytetarë, por anëtarë të partisë Mundësia.

“Protesta e frikshme e Gones, që do të përfitojnë nga veprimet e drejtësisë. Tani t’i numërojmë pak… 91, kaq janë. Pashë këtë deputetin e Gones. Ja edhe flamuri. Pra, nuk janë qytetarë të grumbulluar nga rrjetet sociale, por është partia e Gones. Ky që ka mbështetje të madhe ndërkombëtare, që do të përfitojnë nga veprimet e drejtësisë”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Kërkohet arrestimi i Ballukut, Këshilli i Mandateve mbledhje me dyer të mbyllura! PD e PS sherr për USB-në, SPAK: Anëtarët t’i marrin provat! Avokati i zv.kryeministres kërkon shtyrjen