Zv.kryeministri Erion Braçe ka njoftuar se fermerët e Divjakës kanë hedhur në treg bostanin e prodhuar në serat e tyre dhe se javën tjetër do të vazhdojë me eksportin.

Ai ka ndarë eksperiencën në tregun e kryeqytetit, ku bostani që kishte blerë nuk ishte vendas por i importuar nga një vend afër Shqipërisë, i kuq, por pa shije dhe me fara të bardha. Braçe nuk ka lënë pa thumbuar as të pasurit e Tiranës, për të cilët thotë se nuk i numërojnë paratë, por i peshojnë dhe nuk dinë ta vlerësojnë punën e fermerëve.

Postimi i plotë i Braçes:

Ky është shalqini ynë i parë! Kush mbolli e kultivoi shalqi në sera, tani po vjel! Të premten, kërkova e mora në treg shalqi; nuk ishte i yni, as i hershmi, ishte i importit, ardhur nga një vend fqinj me ne, këtu afer. ishte i kuq dhe i papjekur, pa shije-as sheqeri, i fortë e me fara të bardha. po ua them troc; as i afrohej shalqinit të prodhuar nga bujqit në Divjakë, lushnje! shalqini ynë është ky! Ai më i sulmuari, më i shari e më i cuari dëm nga vetë media apo palaco vendas! Besoj, java tjetër na nxjerr në eksport për të vijuar fort me të! Ndërkohë, ka nga këta të pasurit e Tiranës-e kanë problem tu hysh në pazar për të mbrojtur prodhuesin e blerësin, bashkë me gastorë që i paguajnë e që kurrë nuk e bën një vepër që, habiten pse unë shkoj në një treg, pse unë merrem me qepë e patate, pse unë merrem me çmimet e tyre! Natyrisht, kush nuk i numëron parate por i peshon, kush-i paditur për pasojë as kupton, as që i hyn ne sy puna e bujkut, mundimi e sakrifica e tij për të prodhuar që të hane këta, madje me çmime qesharake, të shesin këta nga resortet e tyre me çmime maramendëse. Natyrisht, unë do vijoj të merrem me bujqit, punën e tyre, produktet e çmimet e tyre; është jeta e tyre dhe ekonomia jonë! Aaaa po, sa merreni me mua, bëni pazar e hani shalqi vendi.

Postimi i Braçes