Braçe: Ja 11 premtimet që janë
mbajtur nga qeveria në 5 muaj

Braçe: Ja 11 premtimet që janë<br />mbajtur nga qeveria në 5 muaj
TIRANË - Qeveria ka mbajtur 11 premtimet kryesore që janë dhënë gjatë fushatës. Deputeti socialist, Erjon Braçe me një shënim në profilin e tij në Facebook, ka rënditur premtimet që janë bërë realitet nga qeveria Rama.

Braçe shkruan se, deri më tani qeveria dhe kryeminstri Edi Rama në 5 muaj ka mbajtur 11 premtime që ka dhënë gjatë fushatës elektorale, duke përgënjeshtruar deklarata që vijnë nga opozita.
 
JA SHENIMI I DEPUTETIT ERJON BRAÇE NË FACEBOOK:

Ne vetem 5 muaj qeverisje: Rritja e pages se punonjesve te Policise se Shtetit;
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Ulja e tatimit mbi pagat e edukatoreve, mesuesve, pedagogeve, sanitareve, infermiereve, ndihmes mjekeve, mjekeve, zjarrfikesve, policeve, ushtarakeve, nepunesve civile te çdo niveli ne administraten qendrore dhe vendore.
 
PREMTIM I MBAJTUR! (PER 97% TE RROGETAREVE)
Rritja e tatimit mbi rrogat e nivelit politik te administrates, me tej te zgjedhurve vendore e qendrore, deputeteve, ministrave, Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit, Presidentit.
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Heqja e tatimit 10% mbi biznesin e vogel (te gjithe ata me xhiro deri ne 2 milion te reja e me tej, te gjithe ata me xhiro deri ne 8 milion te reja), perfshire dyqane ushqimi e veshmbathje, etj, deri tek bizneset e sherbimit taksi.
 
PREMTIM I MBAJTUR! (PER ME SHUME SE 82% TE BIZNESEVE TE REGJISTRUARA NE SHQIPERI)
Heqja e tatimit 10% (TVSH) per te gjitha barnat mjekesore (per njerezit por dhe kafshet e blegtorise), sherbimet mjekesore, paisjet mjekesore etj.
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Berja e detyrueshme dhe me kosto zero per çdo individ e kontrollit mjekesor baze per te gjitha moshat nga 40-60 vjeç duke nisur nga ky vit;
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Rritja e akcizes se duhanit, pijeve alkoolike, pijeve energjike etj.
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Mbyllja e te gjitha pikave te lojrave te fatit dhe basteve te paligjshme.
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Njohja, kontabilizimi, futja ne buxhet dhe nisja e shlyerjes se borxheve te krijuara nga mopagimi ikontratave publike te Qeverise, njeheresh dhe detyrimeve te papaguara ne rimbursimin e TVSH e Tatim Fitimi kundrejt bizneseve, me synim rihapjen e kantiere te puneve duke nisur nga ky vit.
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Prishja e koncesionit te plazheve publike te bregut te Jugut, duke nisur nga Palasa etj.
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Prishja e ndertimeve pa leje ne vijen bregdetare ngritur ne breg apo brenda ne det.
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Vendosja e moratoriumit mbi gjuetine ne territorin e Shqiperise duke nisur nga ky vit.
 
PREMTIM I MBAJTUR!
Po e le ketu meqe ka Kuvend.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pëson atak kardiak

Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pëson atak kardiak