Braçe: Ja si Basha gënjeu aleatët
kur "pranoi" ofertën "McAllister"

Braçe: Ja si Basha gënjeu aleatët<br />kur
Maxhoranca dhe opozita nuk arritën një ditë më parë të arrinin marrëveshjen që do t'i jepte fund ngërçit politik. 

Deputeti socialist, Erjon Braçe fajëson kryetarin demokrat Lulzim Basha për dështimin e negociatave.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Basha se i ka gënjyer të gjithë aleatët e tij kur bëhet fjala për të pranuar qoftë paketën McAllister qoftë atë të Ramës.

Ai thekson se në asnjë prej paketave nuk parashikohet shtyrja e datës së zgjedhjeve.

Statusi i Braçes në Facebook:
LYLZIM, I KE GENJYER TE GJITHE;GENJESHTRAT TE JANE KTHYER NE HALL! JANE HALLET E TUA AMA, JO TONAT!
Per shkak te Lylzim Bashes,
ne kete vend, genjeshtra konsiderohet si normalitet, mund te thuhet pa teklif e per pasojat qe vijne prej saj, detyrimisht duhet te angazhohen te tjere per te gjetur zgjidhje.
Ja pershembull;
I ka genjyer te gjithe ne partine e tij dhe nder aleate, per paketen Mc’Allister dhe paketen Rama te leshimeve ndaj tij;
Per ta bere me te besueshme genjeshtren, i peshtyu te dyja paketat fort sa si mbeti pika e lengut ne trup.
Tani ka nxjerre llapen e po i lepin po aq fort sa po permbytet ne ujra dhe po e ze igrasia.
I do te dyja bashke tani, por me genjeshtrat e tij brenda ne dokumente edhe pse ato nuk egzistojne kund.
I genjeu te gjithe per Daten e Zgjedhjeve, ne partine e tij dhe nder aleate;
I mbajti jashe procedurave kushtetuese zgjedhore, nuk i la te rregjistroheshin, nuk i la te organizoheshin e beheshin gati per zgjedhje deri tani ne fund, i nxorri jashte afateve, duke i genjyer per daten e zgjedhjeve, nderkohe vete ka tre muaj qe ben fushate elektorale.
Ne te dyja paketat, nuk ka asnje rresht per shtyrjen e zgjedhjeve.
Nderkohe, ne cdo takim, PS ka patur qendrimin e qarte e te vendosur, per te respektuar afatin kushtetues te zgjedhjeve, percaktuar me dekret te pandryshueshem te Presidentit te tyre Bujar Nishani.
I ka genjyer te gjithe, vecanerisht aleatet per koalicionet, futjen e krereve te partive aleate ne listen e PD, nderkohe qe secili prej tyre ka pretendimin te jete me i madh se 1 dhe po ja perplas ne fytyre kete;
I mbajti edhe per kete jashte procedurave zgjedhore, qellimisht e dogji afatin e regjistrimit te koalicioneve deri sa loja nisi me regullat ne fuqi e te pandryshueshme kur nje pale eshte ne fushe, ne zgjedhje dhe pa koalicion.
Tani genjeshtrat e tij i jane kthyer ne hall!
Jane hallet e tij.
Ne nuk mund te zgjidhim hallet qe budallai i Tiranes i krijon me qef pas cdo genjeshtre qe ju thote te gjitheve me po kaq qef. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi