Braçe këshilla për pushuesit: Ikni në Divjakë mos u ankoni për çmimet e jugut! Ja ku e keni, pa pagesë fare, boll u ankuat

Braçe këshilla për pushuesit: Ikni në Divjakë mos u ankoni për çmimet e jugut! Ja ku e keni, pa pagesë fare, boll u ankuat

Divjakë

Deputeti socialist, Erion Braçe ka dhënë disa këshilla për pushuesit vendas të cilët shpesh kritikojnë jugun për çmimet stratosferike gjatë sezonit turistik. Braçe rekomandon Divjakën si një ndër plazhet më të pastra dhe ekonomike në vendin tonë. Kombinimi i parkut, lagunës, plazhit e ajrit e favorizojnë Divjakën.

“Në Divjakë! Ka ajër, ky është plus, ka park e lagune pafund, këto janë plus. Ka një breg të pafund ku gjithçka është e lirë, ti nuk paguan për të hyrë në plazh. Ti nuk paguan për të bërë plazh, e ve çadrën ku te duash e nuk te bezdis kush, këto janë plus.

Ju dëgjoj të ankoheni se pak me poshtë ne jug çmimet janë të shtrenjta. Po pse paguani e pse ankoheni për çadrat e “dy krevatet” atje? Vetë shkoni e vetë paguani! Ja ku është Divjaka, pa pagesë!

Ju dëgjoj që ankoheni se pak me poshtë në jug, ushqimi s’u pëlqen dhe është i shtrenjtë; po pse ankoheni e pse paguani? Ja ku është Divjaka, çdo ushqim deti apo toke, është i yni, i freskët-dalë nga deti dhe vjelë nga toka, me 50% te çmimit atje poshtë në jug! Epooooo! boll u ankove! Hajde në Divjakë dhe je i lirë”, shkruan Braçe

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mushkonja: 29/07/2023 16:52

    Po deshe te marresh malarien, po pa leke eshte!

    Përgjigju
  • Ska problem: 29/07/2023 16:06

    Zot Brace dikur ne Durres quhej nje zone nga ura e dajlanit e deri ne fillim te stacionit te teutes qe quhej plazhi i Romeve me nxorre mall te ndash shoqerine ne rraca e klasa bravo , kur te degjoja ne debate thoshasha paska edhe njerez qe mendojne per kete vend ,por po te flesh me qente me pleshta do te zgjohesh , ne vend qe ti njerresh syte miljardave te droges dhe pareve te qelbura te politikaneve qe jane investuar ne jug shkon dhe i thua popullit shko e lere edhe ate pak gjak qe sta kane pire politikanet ta pijne mushkonjat dhe harret e divjakes ,thashe sec do te ishe edhe ti po zdole gje

    Përgjigju
    • Une: 29/07/2023 18:59

      Nuk kam qene ne plazhin e divjakes e sdi te them nese ja vlen apo jo, por une personalisht hyj te kategoria e njerezve qe nuk me mban xhepi as edhe nje jave pushime brenda vendit tim, por si ne te gjithe boten, edhe ketu statusi financiar diferencon, dhe kjo ne boten ku jwtojme, konsiderohet normale, jo te gjithe pushojne ne santorini e as lagin oren me shampanje…..

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion