Braçe: Kompanitë e mbledhjes së
borxhit me fatura CEZ-i të pashlyera!

Braçe: Kompanitë e mbledhjes së<br />borxhit me fatura CEZ-i të pashlyera!
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka folur për një skemë kriminale siç e cilëson ai të 9 kompanive të kontraktuara nga CEZ për mbledhjen e borxheve që shqiptarët dhe kompanitë publike i kishin Operatorit të Shpërndarjes. Më konkretisht, sipas Braçes të paktën 2 kompani shqiptare nga 9 që u kontraktuan (7 shqiptare dhe 2 çeke) me paratë e mbledhura nga qytetarët shqiptarët kanë shlyer borxhet që pronarët e këtyre kompanive i kishin prej muajsh CEZ-it nga biznese të tjera që ata drejtojnë.

Sipas deputeti të mazhorancës, dy kompanitë e kontrolluara nga i njëjti pronar, (CE2 Services dhe CE2 Debt Management) mblodhën nga shqiptarët, institucionet buxhetore e jo buxhetore dhe kompanitë publike 854. 557. 579 lekë të reja dhe përfituan për vete me përqindje që shkonin nga 32-49%: 325. 186. 975 lekë të reja.

 “Kompanitë e mbledhjes së parave të faturave të energjisë elektrike, CE2 Services dhe CE2 Debt Management, kanë kredituar përfitimet e tyre nga kontratat me CEZ, tek kompanitë debitore të mësipërme dhe, me këto para janë "shlyer me kompensim" paratë e papaguara prej tyre të energjisë elektrike”, thotë Braçe.

Këtu deputeti i shumicës rendit “Albanian Chrome”, “Mane TCI”, “Euromax Delhaize” dhe qendrën tregtare “TEG”. Sipas dokumenteve të publikuara, 27 milionë lekë të reja janë në total faturat e pashlyera të këtyre bizneseve ndaj kompniasë CEZ.

Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, të cilin e ka mbështetur me dokumentet që tregojnë debitë e këtyre bizneseve ndaj CEZ-it, Braçe thotë se tre nga kompanitë shqiptare për mbledhjen e borxheve ishin të të njëjtit pronarë, ndërsa të gjitha të tjerat kishin “lidhje te forta me zyrën publike e private të Sali Berishës e ministrave të tij”.

Edhe administratori i përkohshëm i emëruar në 2013 nga ish-kryeministri Berisha pas largimit të CEZ nga vendi ynë, sipas deputetit të PS, - është i përfshirë në këtë skemë kriminale, siç ai e quan. Braçe thotë se administratori ka pasur prioritet shlyerjen e parave për kompanitë e mbledhjes se borxheve.

“Administratori i përkohshëm, zotëruesit e dy kompanive të kontrolluara nga e "njëjta dorë" dhe vetë "dora" kanë ndërtuar një skemë sipas së cilës, me paratë  e përfituara si përqindje përkundër shumave të mbledhura nga shqiptarët, institucionet buxhetore e jo buxhetore, kompanitë publike, kanë paguar faturat e papaguara prej muajsh të energjisë elektrike të kompanive të tjera që kishin në zotërim. E kuptuat? Kompania CEZ, nën hyqmin e Sali Berishës, zyrës se tij publike e private,  ka kontraktuar ne Mars, Prill, Maj 2012 kompani për mbledhjen e parave nga faturat e papaguara të energjisë të cilat,  zotëroheshin apo ishin të lidhura me "pronarë" që nuk paguanin për vete energjinë e konsumuar nga disa kompani të tyre!!!!, - shkruan Braçe.
 
Braçe e sheh si paradoks që ndërsa këto kompani kishin të gjitha bizneset e tyre me debi ndaj CEZ për energjinë elektrike, ju dha e drejta që si masë shtrënguese për të mbledhur paratë e faturave të qytetarëve shqiptarë, t’i ndërprisnin atyre edhe energjinë elektrike.

“Nën këto "të drejta" dhe "favore", 8 prej 9 "motrave" të Berishës, në pak muaj të vitit 2012, arritën që të mbledhin nga shqiptarët, institucionet buxhetore e jo buxhetore, kompanitë publike: 1.3 miliardë lekë të reja dhe të përfitojnë për vete me përqindje që shkonin nga 32-49%: 558. 863. 005 lekë të reja. Nëntë "motrat" e Berishës, kanë marrë në total në 2013-tën: 113. 278. 527 lekë të reja”, - shkruan Braçe.

Në përfundim deputeti i Partisë Socialiste shkruan: Unë besoj se kushdo tani e ka të qartë se çfarë ka ndodhur me CEZ, paratë e shqiptarëve dhe paratë e klientëve të Sali Berishës, Ridvan Bodes dhe zyrave publike e private të asaj Qeverie. Por njohja nuk mjafton. Sali Berisha kërkon të hetojë por jo këto krime. Prokuroria duhet të çojë deri në fund hetimin për gjithçka.
 

Braçe ishte edhe më i ashpër në seancën plenare të së enjtes kur të njëjtat fakte ja drejtoi deputetëve të djathtë .
 
“Pronari i të paktën 2 kompanive të mbledhjes së borxhit nuk paguan energjinë elektrike për të gjithë bizneset e tij. Nuk i ka paguar para për ushqimet që blinte tek Euromax-i dhe Euromaxit i shlyhet detyrimi nga kredia që ka krijuar CE2 Debt Management nga mbledhja e parave të qytetarëve shqiptarë. E kuptoni çfarë keni bërë apo jo? Dhe nuk është kjo praktika e parë. Sepse vazhdon. CE2 Services dhe CE2 Debt Management vazhdojnë të shlyejnë paratë e TEG-ut, është i njëjti pronar i kompanive. TEG-u nuk  paguante energjinë elektrike për CEZ-in dhe ju kompanisë që mblidhte borxhet e shqiptarëve dhe kompanive të tjera publike të shqiptarëve i keni mbajtur paratë që nuk paguheshin nga i njëjti pronar për të njëjtën kompani”, - tha Braçe.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës