TIRANE- Deputeti socialist Erjon Braçe i është përgjigjur akuzës së Kryeministrit Berisha sipas të cilit në vitin 1997 PS erdhi në pushtet me dhunë. Nga profili i tij në Facebook, deputeti socialist i Beratit thotë se ishte populli që e rrëzoi Berishën nga pushteti dhe jo Partia Socialiste, siç pretendon Kryeministri.

“PS erdhi në pushtet me votë, ishte populli që të rrëzoi me cdo mjet nga pushteti” i përgjigjet Braçe Kryeministrit, ndërsa shton dozën e akuzës ndaj liderit demokrat përsa i përket vitit 1997: “Ti e vodhe popullin, ti e vrave popullin, populli s’te la kusurin!”, përfundoi Braçe.erjon brace


(ne foto deklarata e Erjon Braces)

Kryeministri Berisha deklaroi dje “Për 50 vjet këtë rrugë shqiptarëve ua bllokuan despotët e një regjimi barbar që me të gjithë forcën shtypëse të tij besonin të mbanin Shqipërinë në hapësira as lindje as perëndim. Pasardhësit e tyre në vitin 1997 erdhën me dhunë në pushtet mbi një rebelim. por ishit ju, ishin bashkemoshataret tuaj që ata që erdhën me dhunë i përzute me votë.”

(im/sg/shqiptarja.com)