Braçe nga Divjaka: Kush është i pakënaqur të vijë e të votojë kundër

Braçe nga Divjaka: Kush është i pakënaqur të vijë e të votojë kundër

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe ishte ditën e sotme në një fushatë elektorale me banorët e Divjakës. Në një postim në rrjetin e tij Instagram, ai ka thënë se Partia Socialiste i konsideron të gjithë si të barabartë dhe se askush nuk është kundërshtar partiak.

Ndërkaq, Braçe ka bërë thirrje, që kush është i kënaqur me qeverisjen e tyre të votojë pro, dhe kush jo të votojë kundër.

"Dita1. Nga ora 16.01 ne Fushate.
Sopez, Korie, Goricaj, Kemishtaj, infrastruktura e madhe, cerdhe, kopshte, shkolla, rruge, unaza bujqesore, rrjeti vadites, rrjeti kullues, tatime zero per bujkun.
U KRYEN! Tani gjerat e vogla qe kane lidhje me te perditshmen e njerezve. Kundershtare partiake?! Skane rendesi hic! I rendesishem populli, te rendesishem njerezit dhe besimi i tyre!
Ndaj ne 30 qershor, kush i kenaqur me ne te votoje pro, kush kerkon me shume te votoje pro e qysh ne 1 korrik te rrise presionin per te marre pas punen e kryer, kush eshte i pakenaqur te vije e te votoje kunder;
Ne do lexojme voten e gjithkujt!"-shkruan Braçe në postimin e tij.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun