Braçe: Ky qelbësirë po udhëheq
nacionalizmin grek në Himarë

Braçe: Ky qelbësirë po udhëheq<br />nacionalizmin grek në Himarë
Erion Braçe i është përgjigjur me ashpërsi propozimit të Sali Berishës për përdorimin e luftës si mjet për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.

Ai nuk i ka kursyet fjalët e ashpra ndaj ish-kryeministrit duke e quajtur “qelbësirë që udhëheq nacionalizimin”.

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Braçe flet edhe për shitjen e naftës ndaj Millosheviçit dhe për makinerinë e tij të luftës.

“Ky qelbësirë, domethënë Sali Berisha, ka pushtuar Kuvendin me marrëzinë e tij!! Tamam ky, Sali Berisha, po ulëret e bën të vendosurin: Me luftë bashkojmë çdo territor në vijim të Shqipërisë ku ka shqiptarë!! Tamam ky kreu i një qeverie qelbësirë, jo vetëm që nuk foli kurrë me këtë gjuhe, por; Një herë i dha serbëve të Millosheviçit naftë e benzinë, benzol, për makinerinë e tij të luftës, përmes së cilës po zgjeronte Serbinë në territoret vijuese ku kishte serbë, përfshi edhe Kosovën”, shkruan Braçe.

Për deputetin socialist veprimet e Berishës në Kuvend janë të papranueshme. “Herën tjetër i dha grekëve kilometra të tëra në gjiun shqiptar të Sarandës, duke i hequr qartësisht Shqipërisë territor shqiptar. Dhe jo vetëm; Por po ushqen nacionalizmin grek deri në Himarë! Ky qelbësirë e ka degraduar Kuvendin deri në këtë derexhe. Ky qelbësirë është aty përsëri, i qartë për të tërhequr zvarrë këtë vend në nacionalizmin e tij banal, të rremë e kriminal, siç dëshmojnë faktet!!”, shprehet Braçe. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës