Zv. Kryeministri Erion Braçe, ka deklaruar se lojërat elektronike të fatit dhe bastet sportive nuk do të hapen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ligji nuk ka ndryshuar, sipas tij pavarësisht propagandës së mbështetur mbi rrena, ato nuk do të hapen.

Braçe shkruan se i gjithë spekulimi për hapjen e lojërave elektronike të fatit është gënjeshtër dhe propagandë e bandës politike.

"Lojrat elektronike te fatit dhe bastet sportive nuk hapen!

Prej vitit 2018, ato jane te paligjshme ne Shqiperi!

Ligji nuk ka ndryshuar!

Nuk ka kthim pas ne lojra fati ne rruge e poshte pallateve!

Ligji qe i ndalon eshte ne fuqi!

Bandite, trafikante droge, kriminele ordinere dhe politikanet e tyre qe u bene bashke kunder nesh kur ne i mbyllen, nuk i hapin dot tani me propaganden e mbeshtetur mbi rrena!

Nuk hapen!

Sqarim germe per germe te vendimit te qeverise, genjeshtrave dhe propagandes se bandes politike te basteve e lojra e te fatit", shkruan Braçe.