Braçe: Lylzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Ilir Meta mbi ta do taksojnë edhe pagën minimale, me ne jo (VIDEO)

Braçe: Lylzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Ilir Meta mbi ta do taksojnë edhe pagën minimale, me ne jo (VIDEO)

Zv.kryeministri Erion Braçe

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe është ndalur te premtimet e PD-së për taksën e sheshtë 9% dhe premtimit të mazhorancës për taksë progesive.

Braçe shkruan se me mënyrën e tatimit që mazhoranca premton, fitimtarë janë të vegjlit. Teksa ka publikuar video nga një pjesë të kronikës së përgatitur më herët nga Report Tv, numri 2 i qeverisë shprehet se kjo formë e taksimit nuk është një premtim elektoral, por një plan që kjo qeveri e ka pasur më herët.

"Lufto fort për gjërat që beson, që janë të drejta, që ndihmojnë të vegjlit, të pamundurit; korrigjojnë pabarazinë! Rrogat deri 400 mijë lekë pa tatim! Rroga minimale në këtë fashë pa tatim! E bëjmë ne! Lylzim Basha e Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Ilir Meta mbi ta, do të tatojnë 9% rrogën minimale! Ne as sot nuk e tatojmë, as nesër nuk do e tatojmë! Ata: Tatimi për rrogën minimale 9%! Ne: Tatimi për rrogën minimale 0%! Ata: Tatimi për rrogën, 400 mijë leke 9%! Ne: Tatimi për rrogën 400 mijë lekë 0%!
Ky është dallimi real: Me ata fitojnë ata vetë dhe familjet e tyre; Me ne fitojnë të vegjlit, punojnë, paguhen, mbajnë gjithçka për vete nga rroga e tyre", shkruan Braçe.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë