Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit, të cilët kanë thyer masën kryesore anti-COVID, atë të mbajtjes së masës mbrojtëse në ambiente të brendshme.
Deputeti i PS, ka publikuar disa sekonda nga seanca e mëparshme e Kuvendit, ku shfaqet kreu i PD, Lulzim Basha duke grisur fletën e votimit, pa maskën anti-COVID!
Duke marrë për shembull kryedemokratin, Braçe ka thumbuar të gjithë deputet që nuk e mbajnë maskën, gjë që e konsideron të padrejtë për të gjithë qytetarët që janë të detyruar ta zbatojnë rregullin se në të kundërt gjobiten.
Braçe i ka vënë theksin edhe faktit që nuk është e ditur se cili prej deputetëve ka kryer vaksinën anti-COVID, ndwrsa e konsideron shkelje mosmbajtjen e maskës dhe një mesazh të poshtër për shëndetin e njerëzve.
Në fund, ai ka bërë edhe një thirrje për transparencë lidhur me vaksinimin, duke kërkuar zbatimin e rregullit të maskës.
“Ndryshe as mos i kërkoni me njerëzve të zbatojnë RREGULLAT!”, shkruan ai.