Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar dje në lidhje me qëndrimin e presidentit Nishani lidhur me  heqjen e fotos së tij nga Kryeministria. “Bteja e Bujar Nishanit për foton e tij është tërësisht qesharake!! Madje; Përfshirja e PD në këtë betejë e bën edhe më qesharake betejën e tij!! Duhet t`i japi fund.

Sot (dje)e dëgjova të referohej në Kushtetutë për të mbrojtur foton e tij”, thotë Braçe.

Ndërkohë që duke iu referuar citimit të Presidentit se Kushteuta e të përcaktuar rolin e tij, Braçe, vijon se “Është tërësisht turp!! Shumë shumë turp!! Nuk ka asnjë rresht në Kushtetutë që të flasë për foto të Presidentit! Asnjë! Në anë tjetër; Presidenti e konsideron veten si përfaqësues i unitetit të popullit!

Por Presidenti nuk kupton se "përfaqësues i unitetit të popullit" nuk është titull apo më qartë, në gjuhën e tij, nuk është "gradë"!! Madje nuk është as kostum që ai e vesh dhe i rri mirë e i shkon. Apo më keq; nuk kupton se një cilësim i tillë nuk ka lidhje automatikisht me foton e tij”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook.

Deputeti socialist më tej ka ironizuar edhe qëndrimin e kreut të PD, Lulzmi Basha. “Ndërkohë që është kryetari i PD ai që i shqyn Presidentit këtë "kostum"-si përfaqësues i unitetit të popullit. Kaq  mjafton për të thënë se edhe basha e di që bujar nishani nuk është ai që thotë se është, "përfaqësues i unitetit të popullit"”, tha Braçe.


Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)