Braçe: Nishani ftoi Fullanin, ndau
ballon me një person në hetim

Braçe: Nishani ftoi Fullanin, ndau<br />ballon me një person në hetim
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar pas ballos për bamirësi të organizuar dy ditë më parë në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Nishani. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Braçe dënon faktin që në këtë ballo ishte i ftuar ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili ndodhet nën hetim për skandalin e vjedhjes së thesarit të BSh.
 
“Edhe nje here per; ballon pa maska te Presidentit te Republikes!! Nuk ka ze hic per, aktin shume te rende te Kryetarit te Qeverise se Drejtesise qe vendosi te ndaje Ballon e tij me nje person nen hetim e qe ne me te shumten e kohes refuzon te bashkepunoje me Drejtesine”, shkruan Braçe.

fullani te nishani
 
Më tej, deputeti socialist ironizon për faktin se në këtë ballo ka rënë në sy prezenca e ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe djalit e vajzës së tij.
 
“Por nuk arrij te kuptoj, si ka mundesi qe Presidenti i Republikes fton e ndan Ballon me ish Presidentin e njeheresh ish Kryeministrin Sali Berisha (e kuptueshme) por edhe me djalin dhe te rene e tij, me vajzen dhe dhendrin e tij??
 
Ceshte kjo familje kaq e pasur qe qenka ne ballo per bamiresi?! Po si u bene te pasur,
se keta nuk kane trasheguar gje pervec nje kulle te renuar ne Tropoje? Une e di pergjigjen e Presidentit per nje grusht biznesmenesh qe ishin aty, por per keta a ka nje pergjigje Presidenti?
 
Apo mos do thote se keta ishin ftuar per te marre e percjelle mesazhin e ndihmes per te vuajturit, meqe jane njerez me ndikim ne publik?!!!!! Ne fund, ky Lulzim Basha do na flase me per oligarket dhe oligarkine?! Mezi po e pres!!”, vijon deputeti i PS, Erjon Braçe.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)