TIRANË- Deputeti socialist, Erjon Braçe ka vlerësuar se askush nuk po cenon pavarësinë ILDKP-së, me kërkesën e djeshme të mazhorancës për shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme, Zana Xhuka. Sipas Braçes ky institucion, “ka mbi 1 vit që nuk funksionon.”
Po ashtu, sipas deputetit socialist, nuk cënohet as pavarsia e Autoritetit e Mediave e Audiovizuale (AMA-s) me nismën e mazhorancës për shpalljen e vakancës së katër anëtarëve.
”Kurrëkush nuk po cenon pavarësinë e institucionit. Thjesht po rikthehet në ligjshmëri mandati i kryeinspektorit. Është emëruar në shkelje të plotë të ligjit”, shkruan Braçe në rrjetin social në Facebook, referuar akuzave të Partisë Damokratike.
Madje, sipas deputetit të PS-së, “ky emërim i paligjshem ka qenë tërësisht politik/kryeinspektor u emërua një anëtare e qeverisë Berisha.”
AMA, KATËR ANËTARËVE I KISHTE MBARUAR AFATI PREJ NJË VITI, KRYETARJA KËSHILLTARE E BERISHËS PËR TË DHUNUAR MEDIAT
Shpallja e vakancës së 4 antërëve të AMA-s me vetëm votat e mazhorancës dje në Komisionin e Ligjeve, Braçe thotë nuk se nuk shkel pavarësinë, por i rikthehet ligjshmëria shumicës së mandateve. Deputeti socialist shkruan se prej një viti, afatet e 4 anëtarëve të AMA-s kishin mbaruar.
”Për AMA? Kurrëkush nuk po cenon pavarësinë e institucionit. Thjesht po rikthehet në ligjshmëri shumica e mandateve të anëtarëve të AMA-s. Kanë mbaruar prej një viti afatet e mandateve të katër anëtarëve të AMA-s”, shkruan Braçe.
Sipas tij, “gjithçka është në paligjshmeri absolute. Duke përfshire kryetaren e AMA-s, me mandat të mbaruar dhe ajo.”
Deputeti socialist shkruan se paligjshmëri ka qenë emërimi i kryetares së AMA-s, Endira Bushati, që sipas tij ka qenë këshilltare e Berishës. “Kryetare e AMA-s për të dhunuar mediat”, shkruan ai.
“Në anën tjetër, AMA ka më shumë se 1 vit që nuk funksionon. Po fare fare! Nuk merr dot asnjë vendim, me shumicë të cilesuar jo e jo, por as me shumicë të thjeshtë”, vijon ai.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kërkesa e 51 deputetëve të PS - LSI: Të shkarkohet Xhuka