Deputeti i PS-së, Erion Braçe, teksa po fliste për gjetjet e KLSH-së, foli edhe për abuzimet në Dogana dhe Tatime.  Ai nxorri një dokument të një gjobe të vënë ndaj një biznesi të vogël në periferi të Tiranës, më konkretisht 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë që i gjetën pa faturë tatimore. Me ironi tha deputeti, Inspektorët sillen egër me të fortin dhe mbyllin para të fortëve.

“Shqetësim është ligjshmëria në fushën e të ardhurave dhe KLSH sjell në vëmendje dy elementë: e para klientizimin që funksionon ende në dogana, veçanërisht në metodat për vlerësimin e transaksioneve sae nuk sjell vetëm evasion fiskal por cenon edhe konkurrueshmërinë në treg. E njëjta gjë vlen edhe për tatimet por ajo që vjen në evidencë ka të bëjë me borxhin sepse do të kemi një ligj. KLSH sjell  në vemndje që borxhi i akumuluar po rritet më shesjt sesa masa e arkëtimit të këtij borxhi në harkun e një viti. Por më i madh bëhet shqetësimi kur inspektorëtr dalin jashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS dhe kjo evidentohet në raportin e KLSH. Organet fiskale e kanë këtë qasje dhe sjellje, që sillen egër me të dobëtin dhe mungojnë në kontrolle në dy drejtoritë më të rëndësishme edhe në Tatim paguesit e mëdhenj dhe në të Tiranës. Dhe nuk kam se si të mos sjell në vëmendje këtë akt konstatimi apo gjobe, vendosur në një biznes në Tiranë, në periferi dhe më ka bërë përshtypje. Thuhet se në momentin e kontrollit u vërtetua se nuk lëshon faturë tatimore, autofaturim për gjizën, me çmim 229 lekë për njësi, në sasinë 15.82 kg dhe gjoba është 820 mijë lekë të reja ose 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kg gjizë. Ndërkohë që kontrolli në dy drejtoritë më të rëndësishme të tatimeve mungon”, tha ai.

Më tutje u ndal edhe te Bankers Petroleum, duke përsëritur kërkesën e tij që të bëhet një auditim 25-vjeçar.

“Për kompaninë Bankers Petroleum duhet auditim 25 vjeçar i marrëveshjes hidrokarbure. Arkëtim sa më parë nga ajo kompani për dy detyrime shumë të mëdha, për energjinë elektrike dhe të sasisë së naftës që buron nga prodhimi me ndarje. Këto të dyja duhen arkëtuar menjëherë. Detyrimi tjetër që vjen nga një gjobë 120 milionë euro duhet të jetë në vëmendjen e KLSH për të kuptuar ligjshmërinë e procesit, nga vënia e gjobës, pezullimi dhe nxjerrja e akteve qëllimisht me vonesë. Sepse ato janë paratë të shqiptarëve dhe duhet të shkojnë në buxhetin e shtetit ”, tha deputeti.


Lajmi kryesor:

KLSH në Kuvend: 159 auditime në 2024, nën 'lupë' Bankers e aksi Thumanë-Kashar! PD: Ministrat të japin llogari! Braçe: Shkrini FSDKSH