TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe vijon ti kërkojë Administratorit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, OSHEE, Ardian Çelës të bëjë publike kontratën e energjisë elektrike të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke hedhur dyshime se mund të ketë fatura të papaguara. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook Braçe shprehet se duhet bërë tranparencë për “keqbërësit e energjisë elektrike”.
“I kërkoj Administratorit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, OSHEE;
Administrator;
Bëj publike kontratën e energjisë elektrike të ish-Presidentit, ish-Kryeministrit dhe sot deputetit Sali Berisha!!
Nëse ky nuk ka një kontratë, a mund të më thoni se nga merr energji elektrike ky aga?
Nëse ky nuk ka një kontratë, a mund të më thoni kush e paguan energjinë elektrike për këtë aga?
Nëse ky e ka një kontratë, a mund të më thoni këtij agai i ulët apo i rritet vlera e faturës së tij?Transparencë për keqbërësit me energjinë elektrike!!”,-ka shkruar Braçe.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com