Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me mungesën e korrektësisë së një kompanie që ka ndërtuar kanalet e rrjetit vaditës në zonën e Divjakës. Sipas Braçes, kompania ka shkatërruar rrugët në zonën në fjalë dhe duhet të mbajë përgjegjësi sipas kontratës që ka me institucionet shtetërore duke e rindërtuar totalisht, ose do të përballet me një kallëzim.
"Ky vend, nuk do udhëhiqet nga kompanitë por nga kontratat! “Kjo është rruga e fshatit Korie në njësinë Gradisht të bashkisë Divjakë. Siç e shihni ka qenë e shtruar me asfalt! Kompania që po ndërton kanalet e rrjetit vaditës në drejtim të Zharnecit dhe Adriatikut, e ka shkatërruar! Detyrimi në kontratë thotë që kompania duhet të ktheje në gjendjen e mëparshme çdo rrugë që dëmton. Në fakt, e ka shkatërruar.
Bashkë me ministrinë e Bujqësise, bashkinë Divjakë kemi 3 muaj që i kërkojmë kompanisë të rindërtojë këtë rrugë dhe çdo rrugë parcelash që ka shkatërruar me mjetet e rënda. Për turp, jo vetëm që është vonuar përtej çdo caku por dhe nuk përmbush kontratën në pikën e rindërtimit të çdo gjëje që ka shkatërruar; këtu në Korie ka hedhur çakull mbi gropa të thella e ka ikur! Ndërkohë rruga është shembur e shkatërruar plotësisht!
Kam dy thirrje: e para për kompaninë kineze dhe çdo kontraktor shqiptar të saj: kthehuni dhe rindërtoni rrugët që keni shkatërruar! Kontrata juaj do quhet e përfunduar kur ju të keni rindërtuar çdo rrugë fshati e rrugë parcelash që keni shkatërruar! Ndryshe, unë i pari do ju kallëzoj penalisht.
E dyta për çdo institucion që miraton pagesat dhe merr në dorëzim veprën sipas kontratës: Mos pranoni e mos paguani situacione të rreme! Verifikoni në vend në përputhje me kontratën çdo faturë! Ju që do merrni në dorëzim veprën; Mos e bëni pa verifikuar në terren detyrimet kontraktuale, funksionalitetin e veprës por edhe përmbushjen e çdo detyrimi sipas kontratës për rindërtimin e çdo rruge të shkatërruar! Ndryshe përgjegjësia ligjore do të jetë shumë e rëndë mbi ju" deklaron ai.
Zoti ERION BRACE,per JU,ndere dhe respekt pa fund! Jeni modeli I perfaqesuesit te popullit qe dua une.
PërgjigjuKanalet vaditse - kinezet - Brace - korrupsion - PS / RILINDJE - ska shqipetare - TURP PER ED RAMEN - DUHET TE SHKARKOHET MINISTRI
PërgjigjuKompani Kineze qe merret me kanale vaditese ne Divjake, o gjigand po shiko mire se do dalin rilindas nga Kina! Te lene ujqerit e tenderave te haje kinezi...
Përgjigju