Braçe: PD i shiti koncesionet 360
mln €  sa 1 Redbull e 2 Bake Rolls 
Lajmet e tjera per seancen plenare

Braçe: PD i shiti koncesionet 360<br />mln €  sa 1 Redbull e 2 Bake Rolls <br />Lajmet e tjera per seancen plenare
TIRANE - Ligji për koncesionet ishte një nga ligjet më të debatuara në seancën plenare, pasi sipas qeverisë nga 400 koncesione, 300 prej tyre janë dhënë në mënyrë abuzive nga qeveria e mëparshme. Deputeti socialist Erion Braçe shkoi më tej kur tha se në kapërcim edhe të ligjeve në fuqi qeveria e Berishës dha koncesione për 490 lekë të reja, që vlejnë sa një pije energjike dhe dy Bake Rolls, shifra të tilla, të cilat sipas tij bënë me krahë ministrat e kabinetit Berisha. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode tha se ligji nuk bën parashikimet përkatëse për monitorimin e koncesioneve. Në përfundim të seancës ky ligj u miratua me 90 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

....
Edhe pse opozita nuk kundërshton miratimin e projektligjit për koncesionet dhe partneritetin publik e privat, ku meraku i demokratëve qëndron tek procedurat ligjore që do të ndiqen më tej për monitorimin e koncesioneve, deputeti i maxhorancës Erion Braçe nuk ka qëndruar në heshtje përballë asaj që ka ndodhur gjatë qeverisjes demokrate. Deputeti Braçe tha se qeveria e mëparshme nuk respekton as ligjin ekzistues për këtë procedurë duke dhënë koncesione me një shifër qesharake prej vetëm 490 lekësh.
 

erion brace

“Keni miratuar edhe transferimin e aksioneve me urdhër të këtij ministri që është këtu. E keni shitur koncesionin prej 360 milion euro për vetëm 4 qind e 90 lekë (një redbull dhe dy Bake rolls)”, - tha Braçe. 

bode

Janë bërë edhe koncesione të pakërkuara. Edhe në këto lloj koncesionesh janë të dobishme në kushtet e pamjaftueshmërisë që kemi në administratë. Në koncesionet e kërkuara ku marrin pjesë shumë garues fituesi nuk do bazohet tek tarifa e çmimit por nga oferta ekonomikisht më e favorshme. Ajo që parashikon ligji është përqendrimi i koncesioneve në një dorë të vetme dhe kjo është një zgjedhje e saj për ta pasur atë nën kontroll. Bujqësia për qeverinë nuk përbën asnjë prioritet sepse ajo nuk ka nevojë për koncesione por ka nevojë për një vëmendje të veçantë nga ana e qeverisë, me projekte dhe investime. Politikat për shitjen e produkteve bujqësore janë të falimentuara , kjo nga politikat e qeverisë. Ajo që mungon në ligj është monitorimi i koncesioneve. Nuk ka asnjë nen , asnjë ligj që monitoron ekzekutimin e koncesionit deri në fund. Dhe nga mungesa e tij edhe ata koncesione që janë aktuale, për të cilat paguhen paratë nuk bëhet gjurmimi i tregut. Sipas një investimi 20 % e karburanteve janë të përziera. Një koncesion ky që nuk vihet në efiçencë sepse nuk ka dëshirën administrata që ta vëri dhe po i çon paratë dëm. Ne shpresojmë që ligji të jetë efiçent, por ne dyshojmë në efikasitetin e këtij ligji por dyshojmë sepse në dy vitet e fundit qeveria ka dalë kundër këtyre koncesioneve. Është pasiguria ligjore që i bën kufizues koncesionet. Në një treg ku konkurrenca dhe transparenca mungon përfitimi do jetë një në nivelin e duhur. Inkurajojmë kryerjen e koncesioneve në mënyrë korrekte dhe ate ku duhet”, - tha Bode. 

Braçe vijoi me akuzat ndaj opozitës teksa ka thënë se politika e privatizimeve e koncesioneve e ndjekur nga ta nuk ka qenë as korrekte e as ligjore.

"Politika juaj e privatizimit e koncesionit të pronës publike nuk ka qenë as korrekte e as ligjore. Privatizimi i kompanisë së naftës mund të më thoni a ishte sukses? Doli që nuk ishte kështu. Por rezultoi një dështim spektakolar. Privatizimi i Albpetrolit solli një dëm shumë të madh ekonomik. Privatizimi i KESH. Ishte një kosto shumë e madhe në këtë sektor. Nënshkrimi i marrëveshjeve të hidrokarbureve nuk mund të jetë sukses. KLSH ka raportuar një dëm shumë të madh fiskal 11.7 miliard lekë të reja . Dëm në 5% të prodhim kombëtar. Kromi: Dhatë 290 leje për vrima , leje minerare që jo vetëm nuk kanë përmirësuar por edhe kriminalizuars sektorin e hidrokarbureve dhe mineraleve sepse për të shkuar atje duhet të marrësh me vetë forcat e ushtrisë për tu përballur me bosat e këtyre vrimave", - tha Braçe. 
 
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)