“Humbja e një udhëheqësi historik”, e përshkruan Erion Braçe ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit. Në një reagim në rrjetet sociale, ai thotë se profesori është njeriu që mbajti socialistët të bashkuar në periudhën më të vështirë.
“U shua profesor Servet Pëllumbi! Populli i majtë humbi sot një prej udhëheqësve historikë të tij! Nëse sot ka Parti Socialiste, udhëheqësi që mbajti të bashkuar socialistët në periudhën më të vështirë të historisë sonë, është profesor Servet Pëllumbi!”, shkruan Braçe.
Lajmi kryesor:
Shuhet në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi! Rama: Lamtumirë Profesor











