TIRANË- Zv. kryeministri Erion Braçe ka denoncuar ditën e sotme dy investitorë të cilët kanë ndërtuar një kantier ndërtimi në lagjen e tij në kryeqytet. Braçe akuzon investitorët se kanë zënë padrejtësisht gjysmën e trotuarit. Sipas Braçes ky projekt u nis një vit më parë për të ndërtuar një korsi biçikletash dhe pedonale të cilat u kthyen në parkingje për makineritë e rënda.
"Prej dritares sime: Kantieri i madh i pyllit orbital të betonit!Unë nuk e di se kur do gjendet një ekuilibër midis këtyre qe duan të fitojnë e të fitojnë dhe, në të tjerëve që duam të jetojmë e të jetojmë! Si ka mundësi qe këta që fitojnë e fitojnë, as e patën e as do e kenë kulturën e mos cenimit të asaj që është e përbashkët, publike, për të gjithë! Shiheni, njëri nga këta e zuri gjysmën e trotuarit; e quan rrethim kantieri! Deri tre dite më parë, të shtunën, ishte në kufijtë e tij, sot jo më! Tre ditë më parë, bërtita unë, u bë sikur u reagua! Madje dhe investitori më shkruajti, donte gjysmën e trotuarit. I thashë dhe atij, në këtë qytet nuk rroni vec ju që fitoni e shtoni, por edhe ne që duam të jetojmë si njerëz. As kuptoi e as u bind! Trotuari sot është i zënë në gjysmën e tij; për të ai është funksional sepse është 1 metër i lirë! Një vit me parë, në këtë rrugë u investuan 1 milion USD.
U nis për pedonale-pedonale nuk është më; U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka më;U nis me trotuare-ka vec një trotuar një metër sepse tjetri nuk vlen për pak nëse s'do të hash dicka kokës; U nis me parkingje, nga ato ku merr atë kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka më ose janë, por për makineritë e rënda të kantierit! Madje madje, ndodh edhe me shumë se kaq; Kanë vënë tabela qarkullimi që në rrugën me një sens të lëvizet për 230 metër (!!!!!!) në krah të kundërt, duke i rrezikuar me jetë të gjithë! E pse? Që të fitojnë e fitojnë keta dy investitoret e mëdhenj. Në tabelë, duket nje rrugë alternative, por jo, këta nuk mund ta nisnin nga ajo rrugë, ajo hapësirë ju duhet 100% për të bërë lekë! Kultura e të jetuarit bashkë ne kete qytet as që do ekzistojë ndonjëherë! E shkatërrojnë parellinjtë! Nga ish rruga Faik Konica, nisur për pedonale me kalldrëm e kthyer në rrugë për makina të rënda, kalofshi një ditë të mirë!", shkruan Braçe
Epo të ankohet zv kryeministri vetëm në albanistan ndodh... ore je autoritet merr masa nga kush pret zgjidhje nga populli!?...
Përgjigjuhahaham fiks.
Brace sa i rriti fitimet ne nje kohe shume te shkurter per sa I perket taksave harroje rilindasit nuk paguajne taksave brace tregoi populit te verteten sa ishte shume takse we ke paguar per foristraden personale qe ke
PërgjigjuNa duhet te ngrihet Enver djali, ai bën punë për çdo gjë!
Përgjigju