Braçe për koncensionet: Kushtetuta
jo mbledhjes së taksave nga privati

Braçe për koncensionet: Kushtetuta<br />jo mbledhjes së taksave nga privati
Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë kur ndalon qeverinë t’i japë privatëve mbledhjen e taksave.Këtë thekson Erion Brace kryetari i Komisionit të Ekonomisë, komision ku kalojnë të gjithë ligjet fiskale të qeverisë.
 
Ajo që do të ndodhë me partneritetin publik privat për tatimin mbi vlerën e shtuar ka të bëjë vetëm me platformën elektronike që do të mbikëqyrë mbledhjen e tvsh për llogari të Tatimeve.

"Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë tatimet i mbledhin vetëm strukturat shtetërore osë agjentë tatimorë të legjitimuar nga strukturat shtetërore, nuk ka. Nëqoftëse flasim për konçesion, nuk egziston një konçesion për mbledhjen e tatimeve në Republikën e Shqipërisë. Në rast se flasim për sisteme të cilat zgjerojnë gamën e sistemeve të ndryshme brënda insitucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë siç janë dhe tatimet dhe doganat atëherë kjo është një çështje tjetër. Por një gjë jua u them me siguri që konçesion për mbledhje të ardhurash nuk ka dhe nuk do të ketë" tha Braçe.


Ministria e Financave njoftoi zyrtarisht pak kohë më parë nismën e ndërmarrë prej saj për një Partneritet Publik Privat, në fushën e administrimit tatimor.
 
Ministria pranoi se ka marrë një propozim të pa kërkuar nga kompania MPOS.
 
Thelbi i tij është krijimi i një platforme teknologjike, që zëvendëson dhe zgjeron sistemin aktual të deklarimeve fiskale, Nexus, me të cilin operohet prej disa vitesh në DPT dhe në të cilin kasat aktuale fiskale deklarojnë të dhënat ditore.


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois