TIRANE - Nënkryetari i grupit PS-së Erjon Braçe komenton sulmin me gurë të makinës së kryeministrit Berisha më 31 maj në Burrel.  
 
Petrit Hoxha personi i mbajtur 48 orë në burg për sulmin u shpreh se kishte qenë i dehur kur kishte qëlluar makinën e kryeministrit, dhe Braçe në facebook ngre pyetjen :
Përse të gjithë të dehurit sulmojnë Berishën?

Braçe, aktualisht kandidat për deputet i PS-së në Fier shkruan se ky është sulmi i katërt apo i pesti ndaj Berishës dhe shton “Mos valle, kur sulmojne Jane esell e kur kalojne nga duart e Policise dehen?”
erjon brace
(Foto: Komenti i Braçes në facebook)


(sg/shqiptarja.com)