Brace: Privatizimi i Albpetrol
një aferë gjigante korrupsioni

Brace: Privatizimi i Albpetrol<br />një aferë gjigante korrupsioni
Opozita ka akuzuar qeverinë se me shitjen e kompanisë Albpetrol qeveria po përfshihet në një aferë gjigande korrupsioni. Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka akuzuar qeverinë se formula e paprecedentë me të cilën po shet kompaninë Albpetrol është një aferë gjigante korrupsioni më dëme kolosale për qytetarët. Një një prononcim për mediat, Braçe është shprehur se duhet që çdo shqiptarë të kuptojë që ato që po shiten tani janë të drejtat për shfrytëzimin e naftës dhe gazit.

“Duhet ta kuptojë çdo shqiptar që ato që po shiten tani janë të drejtat për shfrytëzimin e naftës dhe gazit. Po shiten përfundimisht. Nuk do ketë më kush të drejtë që të shfrytëzojë puset nafte në Shqipëri, përveç këtyre privatëve me bekimin e Sali Berishë.

Rentë minerare nga Albpetrol shteti merr edhe sot, tatim-fitimi merr edhe sot. Por elementi që ikën nga pasuria publike është dividenti. Albpetrol deri më sot merrte dividentë. Nesër këtë divident do ta marrë private. Imagjinoni një fëmijë që lind sot, fati i të cilit është përcaktuar për 25 vitet e ardhshme dhe në fund të këtyre viteve ai fëmijë do të jetë punëtor krahu në vendin e tij, asgjë më tepër, sepse pasuritë kombëtare të atdheut të tij, tashmë para se ai të lindë, Sali Berisha i ka privatizuar.

Privatizimi i atdheut merr fund me privatizimin e Albpetrolit”, deklaroi Braçe. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane