TIRANË - Bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha poston foto të saj dhe fëmijëve në Facebook, dalë në vilën qeveritare të Dhërmiut. Por ka reaguar menjëherë, deputeti i PS, Erion Braçe, i cili e quan "abuzim me rezidencat qeveritare me të cilat është abuzuar pa fund, në shpenzime posaçërisht!!", duke ngritur pyetjen "përse duhet të pritet, të mbahet e trajtohet me shpenzimet e buxhetit të shtetit në një rezidencë qeveritare?!!. Braçe e mbyll komentin me vërejtjen se "pushtetarët në këtë vend, duhet të pushojnë si gjithkush tjetër; në hotele, në Shqipëri apo kudo në botë!".
KOMENTI I PLOTË I ERION BRAÇES NË FACEBOOK:
Po nusja e djalit të Kryeministrit, familjarisht, por pa djalin e Kryeministrit;
Përse duhet të pritet, të mbahet e trajtohet me shpenzimet e buxhetit të shtetit në një rezidencë qeveritare?!!
Ky është abuzim dhe me rezidencat qeveritare është abuzuar pa fund, në shpenzime posaçërisht!!
Nëse ky vend duhet të shiste diçka nga pasuria e tij publike, ajo dhe ato nuk duhet të ishin nafta-ndërmarrjet e prodhimit e përpunimit të saj; energjia-hidrocentralet apo ndërmarrjet e shpërndarjes së energjisë!!
Duhet të ishin shitur rezidencat qeveritare!
Pushtetarët në këtë vend, duhet të pushojnë si gjithkush tjetër; në hotele, në Shqipëri apo kudo në botë!"

(Foto: Postimi dhe komenti i Erjon Braces në facebook)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com