Zv.kryeministri, Erion Braçe ka publikuar një video ku tregohen dëmet e shkaktuara pas sulmit barbar të protestuesve të selisë së Partisë së Socialiste. 

Në një status në “Instagram”, Braçe akuzon se pas sulmit të dhunshëm ndodhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Më tej, Braçe shkruan se Basha do të mbajë mbi kurriz çdo krim që i është bërë prej dy ditës Tiranës.

“KJO ESHTE SELIA E PS,

PAS SULMIT TE DHUNSHEM TE LLUMIT TE SALI BERISHES E LULZI BASHES!

Kurre, kurre ne 30 vite PS nuk ka sulmuar

seline e ndonje partie! Kurre!

Nje kriminel si Sali Berisha,

nga 1991 e deri ne 1996,

ka sulmuar e dhunuar socialiste te zakonshem

brenda ne selite e PS ne rrethe!

Por ne Tirane nuk ka guxuar kurre!

As ne 1996 kur vodhi zgjedhjet e masakroi socialistet,

i izoloi brenda rrethimit e se kaloi kurre ate;

As ne 1997 kur kontrollonte vetem Tiranen

me horrat paramilitare te tij;

As ne 1998 kur i dha nje grusht kriminal shtetit;

Me pas jo e jo!

E beri sot ai dhe Lulzi Basha!

Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi,

barre shume te madhe!

Dhe se di si do e mbash kete turp;

Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem

me kater te pafajshem te pushkatuar,

nuk ke kurriz ti te mbash dhe me!

Mbi te gjitha;

Do kesh mbi kurriz cdo krim qe i ben prej dy ditesh Tiranes, qytetit e qytetareve qe urren pse kurre nuk te mbeshteten!