Braçe:Retorika fashiste e Berishës
dhe Bashës me “tërheqje zvarrë” 

Braçe:Retorika fashiste e Berishës<br />dhe Bashës me “tërheqje zvarrë” 
TIRANE-Deputeti socialist Erjon Braçe ka shprehur shqetësimin mbi retorikën që po përdorin kreu aktual i PD Lulzim Basha dhe ish-kryetari i kësaj partie, Sali Berisha këto ditë në çadrën e protestës.

Braçe theksoi se shprehjet, ‘të tërheq zvarrë’, ‘fund fatal’, është tipike e fashizmit, duke marrë shkas dhe nga 7 Prilli, dita kur Italia pushtoi Shqipërinë. 

Deklarata e Braces ne Facebook
Ne menyre te perseritur po lexoj se;

Retorika qe i con zgjedhjet tek qytetari, i quan ashtu sic jane-te qytetarit, jo te partive, e drejte kushtetuese e qytetarit dhe qe nuk mund te bllokohet, qenka shqetesuese!!

Nderkohe;

Retorika fashiste e Sali Berishes, Lulzim Bashes dhe gjithe kapiteneve te tyre me “terheqje zvarre”, “fund fatal” etj kercenime te dhunshme e kriminale, as qe i shqeteson te njejtet.

Dhe kujtoni,

Këta njerëz, Berisha, Basha dhe reshterët e tyre, kanë vrarë të ndryshmit e tyre, qytetarë kundërshtues në mes të Bulevardit!

A e kuptoni sa e njeanshme, e pandershme, e pa drejte eshte “parimesia” qe po na shitet?!

A e dini pse ndodh kjo?

Une e kam nje pergjigje-e drejta per jeten ne kete vend, nuk eshte e para sic kudo, perfshire Kushtetuten;

Qytetari (e drejta per jeten e tij) eshte i fundit, e Nuk ka lidhje me partite e tyre, pushtetin si qellim, perkundrazi pushteti eshte para te drejtes per jeten, madje mund ta marre jeten ne funksion te tij, pushtetit.

Kjo eshte ajo qe na kercenon dhe eshte fashizem!

Sot eshte 7 Prill!


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA