Kështu ka konstatuar Braçe duke theksuar të kundërtën e saj që pretendohet nga PD-ja. Ai sqaron se dyshimet për trafik droge janë ndaj ish-ministrit Imami, për të cilin ministrja Kodheli ka kërkuar të verifikohen dyshimet: "Letra flet per dyshime serioze në proces verifikimi si dhe për një informacion të përcjellë nga Shërbimi Informativ i Ushtrise kur kjo kryesohej pikërisht nga ministrja Mimi Kodheli."
Deputeti i majtë ka hedhur kështu poshtë spekulimet që po bëhen me këtë letër, të cilat po tentojnë të krijojnë një “furtunë opozitare” duke u shprehur qartë: “Nuk ka kurrkund trafik droge nga ushtria!”
Braçe është vënë në dijeni të dokumentit të SHISH, siç shprehet vetë në mesazhin e tij në Fb, “pas dy ditë përpjekjesh, nga zyra përkatëse në PD, që e disponon, por që s’di ta ruajë," duke shtuar: "dhe më rezulton se ka një letër të nënshkruar nga Visho Ajazi Lika, kryetar i SHISH-it, e klasifikuar "sekret" por që nuk është më tillë kur dyshohet se nga SHISH-i është vënë në dispozicion të Partisë Demokratike, ku ndodhet, për qëllime tërësisht politike e spekulative.
"Kjo është e vërteta",- thekson Braçe duke vendosur gishtin lidhur me këtë ëështje edhe tek dy persona kyç, që mund ta zbardhin të vërtetën lehtësisht. "Ajo që dua të shtoj ka të bëjë me dy funksionarë shteti: Të parin, Prokurorin e Përgjithshem, i cili në një akt të pashpjegueshëm heshtjeje, nuk nis veprimet hetimore lidhur me këtë ngjarje. Jo për të hetuar Bashën, Imamin, Ristanin e Nokën, por për të marrë prej tyre të dhënat që disponojnë lidhur me "aktivitetin kriminal".
Të dytin, Drejtorin e SHISH, i cili prej muajsh është vënë tërësisht në shërbim të qëllimeve politike të PD-së duke shërbyer si burim të pavërtetash për “makinerinë e baltës” që funksionon prej kohesh nën dirigjimin e Sali Berishës,” – përfundon ai.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com