Braçe sulmon kreun e LSI-së Divjakë: Mbushe Italinë me kokainë, do të publikoj dosjen kriminale! Rudho: Pse nuk u ndjeve për akuza deri dje kur votoja PS-në?

Braçe sulmon kreun e LSI-së Divjakë: Mbushe Italinë me kokainë, do të publikoj dosjen kriminale! Rudho: Pse nuk u ndjeve për akuza deri dje kur votoja PS-në?

Zv.kryeministri Erion Braçe ka sulmuar ashpër kreu e LSI në degën e Divjakës , Ledio Rrudho duke thënë se do i publikojë dosjen kriminale të tij, ku e akuzon dhe për kumarxhi e trafik kokaine në Itali. Braçe shkruan se ai ka zaptuar prona publikë të Divjakës, ndërsa shprehet se ditën që do të bëjë publike këtë dosje do të bëhet dallimi mes një socialisti dhe kumarxhiu.

"Palaco! Me ty do te merrem vete një here, ditën kur do te publikoj skedën kriminale personale dhe familjare. Ate dite do kuptosh dallimin mes nje socialisti, rilindasi, kumarxhiu qe ka rrjepur cdo djale e burrë me baste ne Divjake, familjet e tyre, drogaxhiu qe ka dendur me kokaine Italine fqinje por edhe Divjakën, te paligjshmi qe cdo gje e ka te paligjshme, duke ndërtuar e zaptuar prona publike te Divjakën!

Te garantoj qe ajo dite do te jete shembullore për ty dhe atë tjetrin qe fsheh surratin pas teje! Besoj je i qarte!", shkruan Braçe.

I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i kreut të LSI Divjakë, Ledio Rudho i cili tha se këto janë akuza politike për të tërhequr vëmendjen nga katastrofa që kanë krijuar në Divjakë. Rudho shkruan se Braçe nuk ndihej për të tilla akuza kur votonte PS dhe se sulmet e sotme i ka vetëm politike dhe për të tërhequr vëmendjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:18
Sulmet e Braçes, reagon kreu i LSI-së në Divjakë: Pse nuk u ndjeve për akuza deri dje kur votoja PS-në?

Kreu i degës së LSI-së në Divjakë, Ledio Rudho i është përgjigjur akuzave të zv.kryeministrit Erion Braçe i cili e akuzon se 'rrjepur' divjakësit dhe si kumarxhi e trafikant kokaine në Itali. Duke e cilësuar Braçen si 'palaço të rilindjes', Rudho shkruan se Braçe nuk ndihej për të tilla akuza kur votonte PS dhe se sulmet e sotme i ka vetëm politike dhe për të tërhequr vëmendjen.

"Për socialistin e kthyer në palaço te rilindjes!

Sot pas disa ditësh socialisti i kthyer ne rilindas Erion Brace lindur e rritur ne Kombinat qenka kujtuar te reagoj ndaj meje pikërisht sot ne ditën me te vështirë per te gjithë fermerët e Divjakës edhe zonave përreth. Palaço i rilindjes ka shkruar për mua sot ku janë përmbytur te gjitha te mbjellat e fermerëve per shkak te mospastrimit te kanaleve.

Arsyeja është e qarte te heq vëmendjen nga demi qe po i shkaktohet fermerëve te Divjakës. Njeriu qe po rrjep prej 8 vitesh Divjakën me akuzon mua djalë lindur e rritur ne Divjake se paskam rrjepur patriotet e mi!

Po deri dje Erion Brace qe votuam Partine Socialiste nuk isha ky djalë qe ti përbalt sot vetëm se nuk ndajmë te njëjtat bindje politike! Turp për ty qe mundohesh te tërheqësh vëmendjen nga realiteti i vështirë qe ndodhet sot Divjaka!", shkruan Rudho.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 02/02/2021 17:29

    Na paska marre me vete dhe trularasken Kejdi dhembcakallja ne Divjake Nafije dybeku , fallxhorja e sektit naziskin te Jales. Ikni mor fare e keqe se acarohen njerzit kur ju shohin ne rruge ju sharebajgat me te urryera te planetit. Keni mare fund. Leshelija ky sekt naziskin kurvash hajdutesh dhe burgaxhinjsh ne grope te zeze me 25 prill

    Përgjigju
    • Ta.ngul: 02/02/2021 18:44

      Cfare faji ka lsi per mandatin aktual te keti pellos?! Mos vall jan engjej keto te ps? Me siguri lepin ndonje kocke. Te gjithe partite ne shqiperi jan per te ardhur keq.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare