Braçe sulmon LSI: Bëjnë thirrje
për largim nga vendi, vetë s’ikin

Braçe sulmon LSI: Bëjnë thirrje<br />për largim nga vendi, vetë s’ikin
Erjon Braçe në një status në Facebook lëshon akuza ndaj LSI, që është akoma pjesë e qeverisë së Ramës, ashtu si PD me ministrat teknikë.
 
Deputeti i PS, akuzon LSI për thirrjet se ky vend është i pajetushëm dhe qytetarët duhet të ikin, referuar deklaratës së Petrit Vasilit.
 
Braçe ironizon, duke pyetur se përse vetë nuk ikin, “apo rrinë se “janë të përgjegjshëm”, po plaçka (pasuria)  juaj përse lëviz, shtohet?” shkruan deputeti i PS.
 
Vasili para dy ditësh në një status bënte thirrje për tu larguar, pasi në vend nuk ka paqe dhe prehje.
 
STATUSI I ERJON BRACES
Degjoj prej ditesh ca nga ata qe jane ende ne pushtet;
 
Ketu nuk rrihet, shih sa vape ben, ka zjarre, c’eshte ky turizem, po mbyten njerez qe sdine not, nuk ka roje, u vra njeri, vrau veten tjetri, delja po perhap antraksin, nuk leviz asgje, po thyen qafen vendi….. ikni!!
 
Nuk ka fund! Cdo dite!
 
Pyetje kam une;
 
Po ju pse rrini? Perse te tjeret duhet te ikni por ju jo?
 
Mos ja thoni kujt ate denglen: Ne rrime se jemi te pergjegjshem dhe kemi pergjegjesi!
 
Dhe tjetra;
 
Po mire, nese ketu eshte keshtu-zero, nuk leviz asgje, as era,
 
po placka juaj perse leviz, shtohet?




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie